Haxhinasto në Rrugën e Kombit: Në gatishmëri për të shmangur çdo rrezik

Në kushtet kur veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës, ministri Edmond Haxhinasto ka inspektuar Rrugën e Kombit në fshatin Skuraj ku po zhvillohen edhe punimet.Ministri ka deklaruar se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga moti i keq.Po ashtu ministri i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim dhe të përdorin zinxhir në zonat ku ka dëborë.Haxhinasto ishte i shoqëruar edhe nga shefi i shtabit.