Manny, “bosja e qenve”: macja selfie me qentë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2016, 18:58
I zoti i tij e quan “bosi i qenve”, dhe nuk është e vështirë për ta besuar atë. Kjo mace e bukur quhet Manny, dhe po fiton zemrat e përdoruesve të internetit me selfien e saj në të cilën ajo shfaqet me qentë prapa saj dhe nuk duket aspak e frikësuar.Sipas Yoremahm, Manny është mësuar me kamerën GoPro, sa që ka mësuar ta shkrepë vetë fotografinë. Edhe pse nuk është e vërtetë, llogaria e saj në Instagram ka mbledhur rreth 60 mijë ndjekës.