Obama rrëfehet për yjet e Youtube

Presidenti Amerikan Barak Obama ka përzgjedhur karakterin e tij të preferuar të filmit "Star Wars", duke përshkruar në detaje karakteristikat e elementit Obanium, në një intervistë me yjet e YouTube Destin Sandlin, Ingrid Nilsen dhe Adande Thorne.Obama nuk hezitoi për asnjë çast të zgjedhë, kur u pyet se cili ishte karakteri i tij i preferuar nga Star Wars:"Nëse do të duhej të bënte një zgjedhje, më duhet të zgjedh Han Solo. E dini, ai është pak rebel", tha Obama, pasi ndau me publikun edhe kujtimet e tij, kur ka parë për herë të parë filmin "Lufta e yjeve" në një teatër lokal në lagjen e tij të vjetër.Presidenti ishte shumë i vendosur në përgjigjen e tij, edhe kur u pyet për të zgjedhur mes dy reperëve të njohur amerikanë, Drake dhe Kendrick Lamar.``E them pa diskutim, do të zgjidhja Kendrick. Mendoj se Drake është një artist i shquar por tekstet e Kendrick janë shumë të bukura. Albumi i tij i fundit ishte i jashtëzakonshëm" tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.Destin Sandlin, e cila drejton emisionin "Smart EveryDay", "I mencur cdo ditë" dhe që ndiqet në youtube nga 3.5 milionë vetë, e pyeti Obamën sesi do të ishte elementi kimik Obanium, sikur të ishte një element imagjinar."Do të doja që të ishte element i qëndrueshëm. Do të doja të ishte katalizator por do të doja që të ishte, as shumë i ftohtë, as shumë i nxehtë. Dhe do të shpresoja që të ishte i përdorshëm nga njerëzimi, që të mund të përdorej gjërësisht dhe të mos ishte thjesht një element shëndëritës" tha Obama.Ingrid Nilsen, e cila njihet gjithashtu si Miss Glamorazzi në kanalin Youtube dhe ka mbi 3.9 milionë ndjekës, i kërkoi Obamës të rrëfejë dicka nga shtëpia e tij.Presidenti zbuloi sesa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë për udhëtime të gjata, apo për takime të rëndësishme pune, merr gjithnjë me vete në xhep disa sënde e koleksione të vogla, që i janë dhuruar nga njerëz të ndryshëm përgjatë këtyre viteve."Këto janë disa rruaza që më janë dhuruar nga Papa Francesku. Kanë një rëndësi shumë të madhe për mua sepse unë e adhuroj atë. Ai më bën gjithnjë të mendoj rreth paqes, të promovoj mirëkuptim kudo ku shkoj, dhe të sillem sipas etikës. Kjo është një Buda e vogël që ma ka dhënë një murg Budist. Ndërsa kjo është një cipë pokeri, metalik, që ma ka dhënë një motociklist" tha Obama."Nëse ndonjëherë ndihem i lodhur apo i dekurajuar, fus dorën në xhep dhe them, epo ja kjo është diçka që më jep forcë. Mund ta kaloj këtë moment sepse dikush më ka dhënë privilegjin që të punoj fort dhe ti zgjidh këto çështje, që i prekin edhe këta njerëz. Më mirë ti kthehem punës tani".Në vitin e tij të fundit në krye të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Obama po rrëfen gjithnjë e më shumë për jetën e tij personale dhe familjare, sikurse edhe për sfidat që e presin në krye të shtëpisë së bardhë në këtë vit të fundit të detyrës si njeriu më i pushtetshëm dhe më me influencë në botë.