Lu me familjet rome: Po diskutojmë për një mjedis më të mirë akomodimi

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka vizituar ditën e djeshme familjet të cilat jetojnë në bregun e lumit dhe që në shirat e fundit janë përmbytyr.Kreu i diplomacisë amerikanë pasi degjoi shqetësimin  e tyre tha se po diskutohet për të gjetur mjedise më të përashtatshme për tu akomoduar.Lu: Ne kemi folur me Alisën dhe po flasim sesi shumë vende të tjera të mund të mblidhen sëbashku që të bisedojnë me bashkinë sesi të rregullohet një mjedis më i mirë për tju akomoduar ju.Lu ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Këshillin e OKB të të drejtave të njeriut Keith Harper dhe nga i OSCE Annelise Godber.