Çifti fitues i lotarisë tregon se çfarë do të bëjë me 528.8 mln $

Çifti nga Tenessi mban në duar një nga tre biletat fituese të lotarisë shtetërore dhe xhekpotit historik prej 1.58 miliardë dollarësh.Lisa dhe John Robinson nga Munford, Tennesse, dolën në një konferencë për shtyp në zyrat e lotarisë kombëtare të shoqëruar nga vajza e tyre Tiffany dhe qeni i tyre Abby, duke bërë të ditur se kjo shumë s`do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre, ata do të vazhdojnë të punojnë si më mirë dhe jo të rrinë në shtëpi ulur duke shijuar paratë.Çifti Robinson thanë se i kërkuan zyrtarëve të lotarisë që paratë, shumën prej 528.8 milionë dollarë i duan të gjitha menjëherë në dorë, në vend të pagesave mujore për 29 vjet.Por cfarë do të bëjnë me këto para?Çifti thotë se fillimisht do të paguajnë borxhet për shkollimin e dy fëmijëve të tyre. Menjëherë më pas do të paguajnë kredinë e shtëpisë dhe më pas, pjesën tjetër të parave do ta investojnë për të ardhmen e fëmijëve, por theksojnë me vendosmëri se do të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi, do të ruajnë punën e tyre në Munford. Javën e ardhshme, John Robinson do ti rikthet punës së tij në një pikë shpërndarje dhe Lisa do të vazhdojë të punojë si dermatologe."Kjo është ajo çka ne kemi bërë gjithë jetën. Punë. Nuk mundesh thjesht të ulesh dhe të rrishë pa bërë gjë" tha ai.Robinson tregon se e ka blerë biletën fatsjellëse vetëm pak orë përpara hedhjes së llotarisë. Bashkëshortja e kishte pyetur nëse e kishte blerë biletën rrugës për në shtëpi. Ai kishte blerë 4 të tilla, për çdo pjestar të familjes dhe kishte rënë për të fjetur.Bashkëshortja e tij Lisa kishte ndjekur live hedhjen e shortit dhe mëngjesin e të nesërmes e kishin kuptuar se ata ishin një nga 3 biletat fituese të çmimit rekord 1.58 miliardë dollarë.Çifti, që kishte ndjekur këshillën e avokatit të familjes, kishin rënë dakord për të udhëtuar në fundjavë drejt Nju Jorkut për tu interesuar për çmimin. Dy biletat e tjera fituese janë shitur në Kaliforni dhe Florida por ende nuk janë identifikuar për publikun.