Pas përmbytjeve vijnë ndihmat e para për familjet në Paskuqan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2016, 18:10
Pas përmbytjeve të disa ditëve më parë familjarët në zonën e Paskuqanit kanë marrë ndihmat e para nga stafi i autoritetit shëndetësor rajonal dhe shoqata “Lion Clup Tirana”.Drejtuesit e dy institucioneve kanë shpërndarë ushqime për çdo familje që është përballur me përmbytjet, ndërsa largohen me premtimin se ndihma do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.Për këto familje që jetojnë në kufijtë e skamjes kjo ndihmë është gjithcka kanë për të jetuar ditët në vijim.Autoriteti shëndetësor rajonal si dhe shoqata “Lion Clup Tirana” janë bërë shpesh herë pjesë e ndihmave për familjet në nevojë.