Nis ndërhyrja në Rrugën e Kombit për të shmangur gërryerjen

Emergjences se krijuar ne Rrugen e Kombit nga gerryerjet e lumit Mat iu pergjigjen 20 kamione dhe 4 fadroma. Situata problematike qe u shfaq ne disa pika te ndryshme mori vemendjen e emergjencave civile ne prefekturen e Lezhes, ushtrise dhe firmes per mirembajtjen e ketij segmenti.Punimet janë inspektuar edhe nga ministri Edmond Haxhinasto, i cili ka deklaruar se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga moti i keq.Po ashtu ministri i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim dhe të përdorin zinxhir në zonat ku ka dëborë.Rrjedha e lumit Mat iu afrua aksit te rruges se Kombit ne Skuraj te Kurbinit ne disa pika te ndryshme, duke krijuar nje situate me te renduar se ajo e 1 jave me pare. Nderhyrja nisi pasdite dhe do te vijoje deri ne shmangien e kesaj problematike. Prefekti i Lezhes Altin Jaku ka bere te ditur se intensiteti i nderhyrjes eshte shume i larte per te eleminuar kete problem perkohesisht, pasi per shmangien e plote te ketyre situatave do te nderhyrhet me nje projekt konkret.Gerryerjet e rruges se Kombit nisen gjate nates se mbremshme si pasoje e prurjeve te shtuara ne lumit pat pershkak te rritjes se shkarkimeve nga hidrocentrali i Shkopetit qe arrin deri ne 70 meter kub per sekond.[caption id="attachment_657340" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nis aksioni per te gerryerjen tek Rruga e Kombit Ne foto: Nis aksioni per te gerryerjen tek Rruga e Kombit[/caption][caption id="attachment_657348" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nis aksioni per te gerryerjen tek Rruga e Kombit Ne foto: Nis aksioni per te gerryerjen tek Rruga e Kombit[/caption]