PD letër Komisionit të Venecias: Të shmanget kapja e drejtësisë
Shmangia e kapjes së sistemit të drejtësisë, do të jetë shtylla e qendrimit në letrën që PD do ti drejtohet Komisonit të Venecias. Mësohet se demokratët, do të ngrenë shqetësimin për mos reflektimin e 11 nga 139 rekomandimeve të këtij komisonit, duke veçuar mbi të gjitha, emërimet me 84 vota të krerëve të institucioneve të drejtësië. Por edhe LSI, kundërshton në 8 pika, draftin e eskpertëve të nivelit të lartë, duke propozuar zgjedhje konsensuale të anëtarëve të institucioneve të drejtësisë, ndërprejrjen e mandateve të institucioneve vetëm në rast se institucioni nuk do ekzistojë më, por edhe rolin dhe praninë e Ministrit të Drejtësisë.Partia Demokratike, ende nuk e ka finalizuar letrën me të cilën do ti drejtohet Komisonit të Venecias për reformën në drejtësi, por mësohet se demokratët do të mbështeten tek oponenca ndaj proçesit të njëanshëm për rishikimin e draftit dhe thyerjen e marrëveshjes së 9 janarit për të bërë një draftim të përbashkët konsensual të amendamenteve kushtetuese.Demokratët do këmbëngulin në shqetësimin që reforma të mos vërë nën kontrollin e politikës, sistemin e pavarur të Drejtësisë.Mësohet, se PD do argumentojë qëndrimin, në mos reflektimin e së paku 11 nga 139 rekomandimeve të Komisonit të Venecias, në krye të të cilave qëndron votimi i anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.Demokratët, thonë se do ti vënë në dukje Venecias, se votimi me 3 të 5 i tyre, në kushtet kur maxhoranca aktuale i ka 84 vota, kap sistemin e drejtësisë.Ndërkohë, votimi me shumicë të cilësuar të anëtarëve të drejtësisë, nuk gjen mbështetje as nga LSI, e cila gjithashtu do të dërgoje opinionet e saj tek Venecia.LSI propozon një formulë të njëjtë me atë të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së që nuk lidhet detyrimisht me shumicën e cilësuar, por me përfshirjen e opozitës në procesin e emërimit dhe në një vendimmarrje konsensuale. Gjithashtu praktika e derisotme, në emërimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese sipas një marrëvëshje politike përparitet ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka dhënë rezultat, thuhet ne propozimet e LSI. Një tjetër pikë që ka përçarë në qendime PS e PD, ka qenë ndërprerja e mandateve të institucioneve, përfshirë edhe mandatin e prokurorit të përgjithshëm.Për LSI-në, ndërprerja e mandateve të institucioneve duhet të vijë vetëm në ato raste kur institucioni, pas amendamenteve kushtetuese, nuk ekziston më.Nën frymën e rekomandimeve të Venecias, LSi thotë se minsitri i drejtësisë duhet shmangur nga prania në disa institucione të drejtësisë, por duhet të jetë ura lidhëse mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. LSI, propozon që të jetë Ministria përgjegjëse për inspektimin dhe proçedimin disiplinor të gjyqëtarëve dhe prokurorëve, dhe jo Inspektoriati i Lartë i drejtësisë, I cili me këto kompetenca do të kthehej në një Ministër Drejtësie paralel.Ndërsa për Gjykatën e Lartë, LSI sugjeron një gjykatë tëvetme të lartë, sipas juridksioneve përkatëse dhe jo krijimin një sistemi paralel në hireakinë e gjykatave, siç propozohet krijimi i gjykatës së lartë administrative.LSI konkludon se ndërhyrja në 57 nene për të ndryshuar Kushtetutën nuk është e pranueshme, pasi kjo kuptohet si hartimi i një Kushtetute të re, dhe jo me ndryshime të asaj ekzistuese.