Amerikanët provojnë fatin, blejnë dhjetra bileta

Ëndrrat për një jetë milionerësh dhe rritja e papunësisë sidomos mes të rinjve, i kanë nxitur javët e fundit amerikanët të blejnë sa më shumë bileta për tu bërë pjesëmarrës në llotarinë e majme shtetërore, për të provuar shansin për të fituar xhekpotin, ndonëse shanset janë pothaujse 1 në 1 miliardë.Powerbolli i hedhur javën e shkuar ishte më i madhi në histori.-Keith Britt ishte një nder miliona lojtarët e poëerbollit, e cila biletën e bleu në një minimarket në Uashington DC, përzgjodhi numrat e saj magjikë, për të fituar."Normalisht, unë nuk luaj por për 1.5 miliardë dollarë, mendova ta provoj" tha ai pasi përzgjodhi numrat e biletës sipas datëlindjeve të anëtarëve të familjes. Xhekpoti shkon në 930 milionë dollarë nëse fituesi zgjedh ti marrë paratë të gjitha kesh në dorë në vend të pagesave të përmuajshme për 29 vjet.-Luciana Adriazola, një studente në Universitetin amerikan, bleu 5 bileta për babain e saj në Bolivi, 2 për parukireren e saj dhe 3 për vete."Kisha shumë besim, ndihesha me fat. Në jetë duhet të kesh besim apo jo" tha ajo.-Jimmy Prue bleu vetëm një biletë dhe tha se nëse do të fitonte, do të shpenzonte gjithcka për familjen e tij. "Për nënën time fillimisht, për motrën, vëllain, mbesat e nipërit. Thjesht do të kujdesesha për të gjithë" tha Prue.-Pas regjistrit të shitjes së biletave, Maria Yepez po shpresonte që të ishte një nga fitueset."Njerëzit thonë se nëse godet, do të marrësh ca miliona dollarë. Ndaj unë po pres të më godasë" tha ajo.-Kenneth McFadden tha se ka vetëm një arsye përse po luan: "Dua të dal në pension" tha ai.-Nëse do të fitonte xhekpotin, Survinder Virk tha se do të jepte menjëherë një shumë të konsiderueshme."Do të bëja bamirësi. Do të ndihmoja të pastrehët, do të bëja dicka për të ndihmuar njerëzit".