Firmat minerare kërkojnë të rishikohet çmimi i referencës
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, paraditen e sotme ishte në Kukës për një inspektim në Doganën e Morinit.Kreu i financave mori pjesë edhe në takimin e shtabit të emergjencave civle të Prefekturës Kukës.Cani tha se në doganën e Morinit nuk ka ka probleme me lëvizjen e mallrave dhe automjeteve dhe çdo gjë është nën kontroll pavarësisht përkeqësimit të motit.Nisur nga situat e krijuar nga kushtet e motit ministri Cani, theksoi se shtabet e emergjencave dhe firmat kontraktore për pastrimin e rrugëve duhet ti dalin për zot situatës dhe ti japin zgjidhje problemeve në kohë pasi edhe fondet qeveritare dhe të pushtetit lokal për emergjenca janë të lëvruar.Ministri Cani zhvilloi një takim edhe me firmat minerare që operojnë në qarkun e Kukësit.Përfaqësues të subjekteve minerare i kanë kërkuar ministrit të rishikojnë masën e çmimit të referencës dhe të rentës minerare, pasi sipas tyre, çmimi i mineralit të kromit ka rënë ndjeshëm në treg,e për pasojë shpenzimet janë shumë më të mëdha se fitimet.Për të mos shkuar deri në pikën e uljes së fuqisë punëtore ata i kërkuan ministrit Cani që të rishikojë vlerën prej 6% të çmimit të referencës dhe rritjen e rentës minerare në shitjet e brendshme./Oranews.tv/