Lotaria e Kuponave Tatimorë, paqartësi në shpalljen e fituesve, pritet rivlerësimi

Lotaria e kuponit Tatimor  ka ngjallur një sërë pakënaqësish tek qytetarët  të cilët u bënë pjesë e promocionit te Minitrise se Financave. Në websiten e Lotarisë Kombëtare shpjegohet se pavarësisht shpalljes së fituesve elektronikisht zarfi me kuponat dhe vlerën e tyre do të kontrollohet edhe njëherë nga komisioni. Dhe në rastin kur një numër është përzgjedhur fitues dhe pas verifikimit të të dhënave të deklaruara në zarf rezulton se ka mos përputhje me gjëndjen faktike të tij, çmimi do të anulohet.Shpallja e 511 fituesve të Lotarisë së Kuponit Tatimor  është përballur më një sërë kontestimesh nga qytetarët që u bënë pjesë e kësaj loje.Ngritja e një sërë pikëpyetjesh ka ardhur pasi në Websiten e e Lotarisë janë vënë re edhe fitues me 2 kupona ndërkohë që po aty është e përcaktuar se  kualifikimi si pjesëmarrës në  këtë lojë kërkon jo më pak se 50 kupona tatimor dhe me vlerë totale të të gjithë kupnave jo më të vogël se 5,000 lekë.Por sipas sqarimit të ministrisë së Financave të gjithë zarfet e fituesve tashmë do të verifikohen  nga  një komision i posaçëm pasi mund të ketë edhe gabime në vlerën e shkruar në zarf ose në numrin e kuponave.Në rastin kur një numër është përzgjedhur fitues dhe pas verifikimit të të dhënave të deklaruara në zarf rezulton se ka mos përputhje me gjëndjen faktike të tij, çmimi do të anulohet.Në rastin e anulimit, për kategorinë I dhe II, fitues do të jetë korresponduesi sipas listës së renditur, i cili do të shpallet vetëm pas kryerjes së verifikimit.E njëjta gjë vlen edhe për rastin kur një numër është përzgjedhur në mënyrë rastësore fitues dhe të dhënat e deklaruara në zarf nuk përputhen me gjëndjen faktike të tij, cmimi anullohet.E organizuar per te ndergjegjesuar bizneset te dalin nga zona gri,  lotaria e kuponit tatimor krijoi vete nje zone gri dhe te paqarte ne shpalljen e fituesve.eererKontestimet kanë ardhur dhe në redaksinë e Ora News Ja çfarë shkruajnëQytetari nr 1 Mirmbrema un kam cuar 4 milionë lekë kupona dhe nuk mora asnje çmim kurse 10 çmimet e para kishin nga 1 milonë nga 2 milion deri në 3 milionë kurse unë me 4 milionë nuk më dhanë asnjë çmim. Shikoni do ju dërgoj foton e letrës që mora te posta kur i postove dhe hidheni në faqe foton kjo është drejtësia në Shqipëri?!lotariaQytetari nr 2Unë pashe listen dhe u habita se si kane dalur fitues persona me nr kupon tatimor 2,14,15,40,33 etj e jo une per shembull188 Nr kuponaveVlera 125,620 te rejaKod-bar Rr130210249AAPor ne zarf e kam shenuar tropojeMund ta di pse nuk fitova une?apo ngaqe jam tropojan dhe kane urretje per tropojanet prandaj i kane hequr nga puna gjith tropojanetPRISJA FITOJA pakten 50,100,150,200Fituesit e lotarisë së kuponëve tatimorë/Oranews.tv/