Mbi 15 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm në 2015 nga Prokuroria e Vlorës

Mbi 15 milion euro është vlera e pasurive të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2015 nga prokuroria eVlorës.Pasurite janë prona të paluajtshme, kryesisht troje ne bregdet, të cilat janë perfituar në mënyrë të padrejtë nga persona të ndryshëm me dokumenta të falsifikuara, por dhe pasuri të vendosura nga veprimtari kriminale.Por kjo shifër e lartë sekuestrimesh nuk i përgjigjet asaj të konfiskimeve, që i kanë kaluar në favor të shtetit.Kjo pasi disa prej tyre zhbllokohen nga shkallët e gjyqësorit. Sipas statistikave zyrtare vlera e pasurive të konfiskuar është në 2.380.000 euro një shifër kjo tepër e ulët krahasuar me vlerën e sekuestrove.Gjatë analizës së zhvilluar një ditë më parë kryprokurori Adriatk Llalla, e vuri edhe një here theksin tek problemet me pronat ku u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi i cili kishte në thelb evidentimin e gjithë falsifikimeve që janë bërë me pronat kryesisht në zonat bregdetare i cili sipas tij ka filluar të japë rezultatet pozitive .Kjo nisëm vjen në kuadër të Taskforcës se ngritur pak kohë më parë për dosjet e falsifikuara të pronave./Oranews.tv/