Në shkollën "Qemal Stafa" jo më mësim me dy turne
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se mësimi me turne në shkollat e mesme do të marrë fund, ndaj ka lancuar se ky proçes do të nisë nga shkolla "Qemal Stafa" proces nga i cili do të përfitojnë më shumë se 1600 nxënës. Veliaj tha gjithashtu se përpos mësimit em dy turne gjimnazi qemal stafa do të ketë edhe ambiente bashkëkohore.Rreth 1600 nxënës të gjimnazit "Qemal Stafa" në kryeqytet nuk do ta zhvillojnë më mësimin me dy turne.Teksa ka inspektuar punimet për rikostruksionin e kësaj shkolle kryebashkiaku Veliaj,u shpreh se nxënësit e shkollës së mesme "Qemal Stafa" do të kenë brenda datës 7 mars ambiente të reja mësimore.Veliaj: “Për 1600 nxënësit që ndjekin gjimnazin “Qemal Stafa”, nuk ka dhuratë më të mirë për këtë vit të ri, se sa një shkollë e re, e cila i kryen orët e mësimit paradite dhe eliminon klasat me dy turne. Por, besoj se kjo shkollë vjen si standard i ri dhe shembulli që duam ta përdorim edhe për shkollat e tjera të Tiranës”Duke vlerësuar këtë shkollë të mesme, kryebashkiaku Veliaj tha se ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne.Veliaj: "Ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne. Më vjen mirë që ky projekt fantastik është në këtë shkollë ku shërbehet me shumë dashuri dhe seriozitet. Më në fund, pasioni i mësuesve mbështetet edhe nga pasioni i bashkisë për të bërë punë cilësore dhe për t’u siguruar që për më të mirët e Tiranës, ofrojmë edhe shërbimin më të mirë”Veliaj u shpreh se godina e re jo vetëm që do tu japë kushte më të mira nxënësve por edhe mësuesit të cilët shpeshherë iu duhet të punojnë në kushte të vështira./Oranews.tv/