PD: Pasiguria ka arritur kulmin, e vetmja zgjidhje largimi i Tahirit

Partia Demokratike denoncoi sërish situatën e rendit në vend, duke iu referuar grabitjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Lezhë.Përmes një deklarate për median të deputetes, Mimoza Hajdarmata, Partia Demokratike "inkurajon oficerët e ndershëm, trupën e burrave dhe grave me uniformë të bëjnë detyrën, të luftojnë krimin, edhe pse në kushte të vështira, kur krimi ka lidhje direkte me ministrin"Sipas PD zgjidhja është largimi i Tahirit,Mimoza Hajdarmata: "Pasiguria ka arritur kulmin Pas një serie ekzekutimesh mafioze në ditët e para të Janarit, shfaqja e maskave të armatosura me uniforma policie dhe grabitjet e dhunshme, janë një përkeqësim i mëtejshëm i garancive për jetën dhe pronën. Ky revansh i krimit dhe lehtësia me të cilën kryhen këto akte të rënda, lidhet me qënien në krye të rendit të Saimir Tahirit, përfaqësuesit të bandave dhe trafikantëve.Tahiri i Ramës pas gjithë kësaj vale krimi, ka kurajon të shfaqet në Vlorë, në qytetin ku makina e tij private bën taksinë e drogës, dhe të fajësojë Gjykatën Kushtetuese.Por përgjegjësi për situatën katastrofike njihet nga të gjithë.Kur ministër i rendit është Saimir Tahiri, kumbar i habilajve, shërbëtor i Shullazit, ndërmjetës i vrasësve me pagesë, çirak i bosëve të drogës, atëherë ekzekutimet, krimet, grabitjet me maska janë të legalizuara.Gjendja është e rëndë. Partia Demokratike inkurajon oficerët e ndershëm, trupën e burrave dhe grave me uniformë të bëjnë detyrën, të luftojnë krimin, edhe pse në kushte të vështira, kur krimi ka lidhje direkte me ministrin.Por zgjidhjen për rendin e sigurinë e kanë në dorë qytetarët. Zgjidhja është largimi i Tahirit, largimi i qeverisë Rama të zhytur në krim e korrupsion.mimoza hajdarmataj/Oranews.tv/