Dështojnë bisedimet në Maqedoni

"Sigurojmë qytetarët se çfarëdo vendimi final i marrë nga partitë politike, ne do të sigurojmë mbështetje të plotë për të garantuar zgjedhje të drejta dhe të lira"Ka qenë kjo deklarata e fortë e komisionerit Johanes Hahn në rrjetin social Twitter, i cili ka lënë pas zhgënjimin e dështimit të negociateve maratonë mes partive politike në Maqedoni.14 orë bisedime mes VMRO- DPMNE, BDI dhe PDSH të ndërmjetësuara nga komisioneri Johanes Hahn nuk dhanë asnjë fryt, përkundrazi hapën një kapitull të ri krize dhe nervozimi.Hahn u kërkroi palëve të marrin në dorë fatin e vendit.Tani le të vendosin vetë palët dhe t'i japin fund krizës. Vendi është në një situatë shumë të vështirë. Nuk duhet të mos harrojmë krizën e emigrantëve që po përjeton Evropa, dhe kjo mund të ndikojë akoma më shumë në vendin tuaj. Unë besoj se elita politike, parlamenti dhe çdo institucion tjetër, duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj situate.Ka qenë data e zgjedhjeve, 24 prilli, vendosur në marrëveshjen e Përshinos, pika e përplasjes mes palëve, pasi partia opozitare lsdm mendon se fillimisht duhet të plotësohen kushtet, pastaj të shkohet në zgjedhje, nga ana tjetër VMRO- DPMNE kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me 24 prill. Lideri opozitar Zoran Zaev pas takimit u shpreh:"Për ne, pa regullimin e medimumeve dhe pa pastrimin e listës zgjedhore, zgjedhjet janë të papranueshme. Nëse mbahen më 24 Prill, ne nuk marrim pjesë. Do të vazhdojmë betejën për zgjedhje të lira dhe demokratike.Do vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni të lirë. Nikola Gruevski tha se kreu i opozitës po mban peng vendinKomisionari Han na tha se kishte marrë garanci për krijimin e kushteve dhe se nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve. Po ashtu edhe misioni i OSBE-ODIHR kishte garantuar diçka të tillë. Vetëm një njeri angazhohet që të vazhdojë ta thellojë krizën politike me sjelljen e tij. Tri partitë u dakorduan për datën e zgjedhjeve, Zoran Zaev kundërshtoi mbajtjen e tyre më 24 prill.Lideri i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u shpreh"Kërkova të respektohen arritjet e deritanishme të saj, të vihen interesat e shtetit mbi ato partiake. Sigurisht që të gjitha palët kishin dallimet e tyre, nuk arritëm për fat të keq të pajtohemi me datën e zgjedhjeve. Tre parti politike ranë dakord për respektimin e plotë të saj, por njëra nga partitë, jo."Kriza politike në Maqedoni mori një dimension tjetër në fillim të 2015, me publikimin e pergjimeve te zyrtarëve të lartë dhe aferave korruptive te tyre, nismë kjo e opozitës e quajtur "E vërteta për Maqedoninë" ./Oranews.tv/