Në 2016 riprogramim i zyrave të punës

Ministri i Mirqënies Blendi Klosi ka kritikuar veprimtarinë e zyrave të punës ndërsa ka paralajmëruar se gjatë këtij viti në vëmendje do të jetë riorganizimi i tyre. Sipas ministrit është e papranueshme që zyrat e punës të mos kenë informacion për kërkesat e tregut.Blendi Klosi: Modernizimin e infrastrukturës dhe sistemit teknologjise së informacionit, me rritjen e cilësisë mbi tregun e punës. Është e pafalshme që të kemi mungesë informacioni në këtë Botë të re dhe moderne, në këtë kohë të teknologjis dhe informacionit"Ndërkohë kreu i dhomës së tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka i kushtoi rëndësi koordinimit të kërkesës me ofertën dhe për këtë kërkoi një strategji të qartë nga qeveria.Nikolin Jaka: Në një koordinim të saktë të kërkesës dhe ofertës, është jashtëzakonisht e rëndësishme të prekim problemet dhe shqetësimet që ka sipërmarrja Shqipëtare ashtu siç duhet të koordinojmë kërkesën e punëkërkuesve. Ashtu siç duhet ti gjejmë punës njeriun, dhe jo njeriut thjeshtë një punë.Drejtuesi i agjensisë së Punësimit Europe Agensy Ermal Jauri, deklaroi se tregu kërkon më shumë profilizim. Ai deklaroi se gjatë 2015 janë punësuar 530 punëkërkues jashtë vendit dhe 180 ne vend.Ermal Jauri: Është orientuar formimi, drejt marrjes së një diplome pa bërë një analizë konkrete se cila është nevoja e tregut të punës, cila është nevoja e sipërmarrjes Shqiptare në këtë rast dhe jo vetëm.Mungesa e praktikës ishte një tjetër problem i cili u ngrit nga ministri i Mirëqënies Sociale për të cilën kërkoi edhe mbështjen e bizneseve . klosi jaka_/Oranews.tv/