PD: Beqaj i dha firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, reagon qeveria
Qeveria i rrëzoi akuzat e PD përmes një reagimi në faqenë transparenca.al. Qeveria thotë se kontrata në fjalë është për një përditësim të të dhënave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Qeveria pranon se e vemtja kompani që mund të bëjë këtë përditësim është INTECH+,dhe në bazë të ligjit për prokurimin publik procedura e ndjekur edhe me një ofertues quhet e rregullt.Po ashtu, qeveria thotë se edhe një raporti I KLSH konfirmon se procesi i prokurimit publik ka qenë tërësisht i rregullt, ku kërkesat kualifikuese të operatorit ekonomik fitues, Intech+, kanë qenë në mbështetje të plotë të rregullave të prokurimit publik në fuqi.Në një deklaratë për median, sot nga selia PD, Arbiola Halimi tha: “Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqaj. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar. Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqaj i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon. Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë. Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqaj vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.”
Reagon qeveriaNë përgjigje të akuzave përmes faqes online Transparenca.al qeveria sqaron se kontrata në fjalë është lidhur pas një procedure prokurimi tender i hapur elektronik, zhvilluar më shumë se një vit më parë nga FSDKSH-ja, më datë 22/12/2014, për mbështetjen e sistemit ekzistues të kontabilitetit dhe auditit te FSDKSH-së."Ky sistem është blerë që në vitin 2007 nga e njëjta kompani, si dhe është realizuar në periudhën 2007-2008, në bazë të kontratës Nr. 5/15 Prot., dt. 09.07.2007, me objekt “Blerje softi për menaxhimin financiar dhe burimeve njerëzore”, me vlerë 11,870,400 lekë.Pra, shërbimi së cilit i referohet deklarata e PD-së ka të bëjë me përditësimin, apo siç njihet në gjuhën teknike, “upgrade” të shërbimit që parashikohet në Kontratën që shoqëria “Intech+”, sh.p.k., ka lidhur që më dt. 9/7/2007 me institucionin e atëhershëm të ISKSH-së, të drejtuar nga znj. Elvana Hana, dhe të realizuar me sukses deri më dt. 1/8/2008, në përputhje me të gjitha kërkesat e rregulloreve të prokurimit publik në fuqi këtë shërbim. Po ashtu, më 29/5/2012, është nënshkruar një tjetër shtesë kontrate prej 463,320 lekësh, midis së njëjtës kompani, Intech+ dhe ISKSH-së të drejtuar nga znj. Elvana Hana, për mirëmbajtjen e të njëjtit shërbim" thuhet në reagim.Pse iu dha Intech+Në transparenca.al thotë se në Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2013, në pikën 13.2 dhe 13.4 citohet:“Nga auditimi i Bilancit Përmbledhës të konsoliduar të FSDKSH-së, u konstatua se të gjitha drejtoritë rajonale përfshirë edhe Aparatin, mbajnë kontabilitetin në formate të përpunuar në excel. Kjo lloj praktike rrit probabilitetin e “gabimit njerëzor”, por komprometon dhe sigurinë e të dhënave duke krijuar hapësira të ndryshimit të të dhënave në çdo kohë dhe duke mos lënë gjurmë. Institucioni është pajisur me programin e kontabilitetit ORACLE (me bazë Oracle E-Bussines Suite), me të cilin aktualisht nuk operohet për mbajtjen e llogarive apo menaxhimin financiar. Institucioni (pra, FSDKSH) të marrë masa në mënyrë që sistemi Oracle të bëhet operativ dhe efiçent, në mënyrë që të shmanget mbajtja e të dhënave në formate excel-i."Duke qenë se shoqëria, Intech+ është i vetmi subjekt që mund të bëjë “upgrade” të softit që mundëson këtë shërbim, kjo shoqëri ishte edhe ofertues i vetëm në procedurën e prokurimit publik për mbështetjen e sistemit të administrimit financiar “Oracle E-Business Suite R12” që operon në FSDKSH, por në bazë të ligjit për prokurimin publik dhe të rregullave të prokurimit publik në fuqi, procedura e ndjekur edhe me një ofertues quhet e rregullt.Sipas qeverise raporti i fundit i auditimit, të ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me objekt “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare” për vitin 2014, zbatimi i kontratës së me vlerë 8,496,000 lekë, dt. 22/12/2014, ka qenë një projekt i suksesshëm i FSDKSH-së."Ashtu siç është shpjeguar shumë qartë edhe nga verifikimi i procedurave të ndjekura dhe dokumentacionit në Raportin Përfundimtar të Auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, “Për auditimin e ushtruar në FSDKSH”, nuk është gjetur asnjë parregullsi dhe nuk ka asnjë rekomandim për dëm financiar""Raporti i sipërcituar i KLSH- vijon reagimi- konfirmon se procesi i prokurimit publik ka qenë tërësisht i rregullt, ku kërkesat kualifikuese të operatorit ekonomik fitues, në këtë rast, Intech+, kanë qenë në mbështetje të plotë të rregullave të prokurimit publik në fuqi, përfshirë edhe plotësimin e kërkesës kualifikuese nr. 3, ku kërkohet që Operatori Ekonomik duhet të jetë i certifikuar sipas standardit ISO 9001:2008, e cila është në të njëjtën fushë me kategorinë dhe specifikën e produkteve dhe shërbimeve të prokuruara./Oranews.tv/