SHBA, objekt përkujtimor në Boston
Banorët e Bostonit e kanë transformuar në një objekt përkujtimor zonën e finishit të maratonës në Boylston Street, ku nga shpërthimet para rreth dy javësh u vranë tre persona dhe u plagosën 250 të tjerë.Objekti përkujtimor përfshin disa nga barrikadat metalike të përdorura gjatë maratonës së 14 prillit. Disa njerëz vendosën flamurë amerikanë mbi barrikada si dhe atlete për të shfaqur mbështetjen e tyre.Ndërkohë autoritetet amerikane kanë bërë me dije se i dyshuari i shpërthimeve të Bostnit Dzhokar Tsarnaev u dërgua në spitalin e një burgu, ndërkohë që zyrtarët vazhdojnë kërkimin e informacioneve lidhur me sulmet.Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi rreth gjendjes së 19-vjeçarit, i cili është plagosur në qafë. Vëllai i tij 26 vjeçar u vra gjatë përplasjes me policinë.