Politika luan “gurët” e fundit për reformën në drejtësi
Para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, partitë kryesore politike kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme takime për të përcaktuar edhe qëndrimin që do të mbajnë Komision.Në orën 18:00 Meta mblodhi juristët e LSI në Kryesi ku merrnin pjesë edhe përfaqësues nga PS, ndërsa në selinë blu Basha zhvilloi një tryezë me ekspertët e opozitës dhe kryetarët e partive aleate.Dy partitë e mëdha në qeverisje arritën pas shumë negociatash të tensionuara konsensus të pjesshëm për reformën në drejtësi dhe vendosën që në Komsionin e Venecias mund të shkohet edhe me dy ose më shume drafte, përkundrejt asaj që ishte lënë se do të shkohej vetëm me një, i cili nuk gëzonte mbështetjen e LSI dhe PD.Për të përcaktuar qëndrimin e saj LSI, kryetari i kësaj partie Ilir Meta zhvilloi në orën 18:00 në Kryesi një takim me juristë të partisë që ai drejton.Takimi zgjati përreth 1 orë dhe në përfundim të saj deputetja Silva Caka tha se LSI do të shkojë në mbledhjen e komisionit Ad-Hoc me propozimet e saj për reformën në drejtësi dhe kërkon konsensus politik.LSI: Nesër dialogu politik, partitë të kontribuojnë në proçeshttps://youtu.be/ghtvno5LCwg Silva Caka: Nesër fillon proçesi i dialogut politik me ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. LSI fton të gjitha partitë politike parlamentare për të kontribuar në këtë proçes. Nesër do ti hapim rrugë proçesit të konsultimit të mëtejshëm me Komisionin e Venecias dhe dialogut politik në vend. LSI në mënyrë pozitive dhe konstruktive do të paraqesë nesër mendimet e saj në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, në funksion të përmirësimit të draftit të propozuar nga ekspertët.Më herët kreu i LSI, Ilir Meta priti në takime të veçanta kryeministrin Edi Rama dhe Ambasadoren e BE, Vlahutin.Në njoftimin për mediat për takimin me Ambasadoren e BE, Kryetari i Kuvendit i mëshon propozimit të një drafti konsensual.[caption id="attachment_656348" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Braho duke hyre per ne Kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_656360" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Manjani duke hyre per ne Kryesine e Kuvendit[/caption]Reforma në drejtësi, PD në Venecia jo draft paralel por letër sqaruesehttps://youtu.be/l6OmWuieCsgNdërkohë Partia Demorkatike, do insistojë deri në momentin e fundit për konsensus ne komisionin parlamentar siç e kërkon dhe Komisioni i Venecias.Në qoftëse përpjekja për të arritur te premten në Komisionin e Posaçëm dakortësinë do të dështojë, demokratët në Venecia nuk do dërgojnë draft paralel, por një letër sqaruese ku do shkruhet se drafti nuk e ka konsensusin e tyre dhe do listojnë arugmentat se perse Kryeministri po kap drejtësinë.Pasdite kryetari i opozitës Lulzim Basha mblodhi ekspertët demokratë dhe kryetarët e partive aleate për të definuar qëndrimin që do të mbajë opozita në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi.Halimi: Por ta mbajë sistemin e drejtësisë së pavarur, të implementohet një për një secili nga rekomandimet e Vencias. Çdo fshehje nga këto rekomandime ka qëllim kapjen dhe çimentimin e kësaj kapje të drejtësisë, së cilës Rama është në konflikt të hapur me drejtësinë. Kërkon të kapë drejtësinë për të mbrojtur kriminelët.PD do të këmbëngule edhe nesër në arritjen e një drafti, që në përmbajtje të pasqyrojë rekomandimet e komisionit e Venecias.Në mungesë të draftit?Halimi: Opozita gjatë gjithë këtij procesi ka qenë e hapur dhe ka mbështetur çdo kapitull që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Nuk kemi asnjë devijim kundër atyre të ndërkombëtarëve. Kemi kërkuar që ky proçes mos përdoret si alibi për të kapur sistemin e drejtësisë. Ata që janë në konflikt interesi i tremben dhe kërkojnë të kapin drejtësinë për ti shërbyer kriminelevë me anë të të cilëve mori zgjedhjet.Mazhoranca e ka një draft që ju nuk e keni pranuar. Do bëhet ai draft apo ju vetë do të këmbëngulni sipas versionit tuaj. Do ketë një përputhje me atë që qeveria ka bërë, do jetë një rrugëtim terësisht i juaji?Halimi: Çështjet në të cilat ndahemi janë ato që deklaruam dje me ekspertët. Çështja ku ndahemi ne është kapja e drejtësië. Kapja e drejtësië, çimentimi i kapjes politike si thotë Komisioni i Venecias është pikë ndarje me ne dhe me PS. Venecia thotë votimi i zgjedhjes së kupolës me 3/5, 84 vota çimenton kapjen politike. Çdo draft që di të shmanget nga komisioni i Venecias do të nxjerrë qëllimin e mirë dhe qëllimin e keq. Çdo parafabrikat si ai që u bë në 29 dhjetor nga ana e PS dhe ekspertët e emëruar prej saj do të minojë një konsensus që do të bazohet në komisionin e Venecias.Mediu: Shpresojmë në një konsensus më të gjerë politik nesërhttps://www.youtube.com/watch?v=8FsYBqtC-XII pranishëm në takimin në selinë blu ishte edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pjesë e komisionit ad-hoc.Pas takimit, Mediu tha se shpreson në gjetjen e një konsensusi më të gjerë mes palëve politike nesër në mbledhjen e Komisionit ad-hocMediu: Rruga më e mirë e këtij konsensusi e kemi theksuar prej kohësh është zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të Venecias. Ekspertët kanë shtruar shqetësimin në nivel teknik por edhe në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësië, shqetësimin e kapjes së sistemit politikisht që nga një sistem i korruptuar mund të kthehet në një sistem politikisht i kontrolluar dhe i korruptuar, që do të sihte pastaj disfatë për shoqërinë shqiptare. Në këtë këndvështrim ne do kemi dhe gjykimet tona nesër në mbledhjen e komisionit ad-hoc që do zhvillohet në parlament dhe pastaj shpresojmë që duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke vlerësuar rekomandiemt e Venecias të arrijmë në përfundime sa më të drejta.Do ketë draft të veçantë opozita?Mediu:Opozita ka shprehur tashmë gjykimet dhe shqetësimet e saj. Mendoj se drafti më i mirë është ai që respekton rekomandimet e Venecias pikë për pikë. Në këtë pikëpamje duhet të bashkohemi të gjithë pozitë dhe opozitë.Shpresoj që nesër në diskutimin që do kemi nga niveli i ekspertëve në nivelin politik të kemi një kuptim më të gjerë për situatën.[caption id="attachment_656189" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Selia e PD-se ku Basha ka mbledhur ekspertet[/caption]Rama takim me kordinatorët për zgjedhjet në PShttps://www.youtube.com/watch?v=5RRaItWZI2gPor në çatinë rozë nuk rëndon vetëm pesha e rëndë e reformës në drejtësi. PS ka dhe barrën e rëndë të një tjetër reforme në rradhët e saj.Ajo ndodhet në fazën e një rioganizimi në prag të Kongresit, i cili ishte planifikuar për tu mbajtur në janar, por defakto është shtyrë.Pasdite kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kordinatorë të qarkut të Shkodres dhe të Lezhës, Ministra dhe deputetë për vijimësinë e zgjedhjeve në parti.Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetar i PS dha përgjigjen standarte kur u pyet për thirrjen e Kongresit:“Kur ju të anëtarësoheni në PS do ta merrni vesh. Kjo është një diçka që e diskutojmë vetëm me anëtarët e PS”.Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar koordinatorëve që me shtyrjen e Kongresit, të punohet qetësisht për zgjedhjet dhe të mos nxitohen me vendimarrje të gabuara.Deputeti Pjerin Ndreu është caktuar si koordinator për Pukën, ndërsa Ministri Ilir Beqaj, i cili ka hartuar programin e PS, vijon raportimet mujore për plotësimin e tij nga kabineti qeveritar.Vlahutin takon MetenNjë ditë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin u takua me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.Takimi 1 orësh u zhvillua mesditën e sotme në kryesinë e Kuvendit. Ndërsa paradite Meta priti kryeministrin Edi Rama.Në përfundim të takimit zyra e shtypit e Parlamentit informon se zoti Meta theksoi: "Realizimi me sukses i këtij procesi, është një kontribut madhor për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë"."Z. Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike që në këtë frymë të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të saj, në funksion të interest më të lartë publik, rritjes së besimit tek drejtësia dhe institucionet publike, si dhe luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit"Meta shprehu vlerësimin dhe falenderimin e tij për Ambasadoren Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA-ve, z. Donald Lu për përpjekjet dhe kontributin e veçantë për të promovuar dialogun, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin, si dhe shprehu besimin se "angazhimi i tyre do të vijojë deri në kurorëzimin me sukses të kësaj reforme historike" informon zyra e shtypitZ. Meta vlerësoi dhe rolin e rëndësishëm te eksperteve te EURALIUS-it, OPDAT-it dhe shqiptare per kontributin dhe ecurine e deritanishme te ketij procesi dhe theksoi se "fryma e rekomandimeve te Komisionit te Venecias ne vleresimet e Raportit te Ndermjetem duhet te mbizotërojë dhe udhëheqë palët deri në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi madhor dhe historik."Po sot paradite Meta takoi kryeministrin Edi Rama.Nesër mblidhet komisioniNdërkohë komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi do të mblidhet nesër në orën 11:00. Gazetarët e Ora News informojnë se ky komision do të marrë në shqyrtim vetëm draftin e ekspertëve të lartë. Burimet thanë se në mbledhje pritet të jetë dhe opozita.PD leter sqarueseBurime nga PD bëjnë të ditur se opozita diskuton opsionin e dërgimit të një letre sqaruese në Venecia .”Përmes letrës do njoftohet se drafti s’ka konsensusin e opozitës. Në letër do të jepen argumentat se si qeveria kërkon të kapë drejtësinë” thojnë burimetNjë ditë më parë ambasadorja e Bashkimit Europian së bashku me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi zgjati rreth dy orë dhe me fokus Reformën në Drejtësi./Oranews.tv/