Jackpot-i 1.5 mld $ ndahet mes 3 fituesve me të njëjtët numra magjikë

Xhekpoti më i madh në historinë e SHBA tani ka përfunduar. Tre banorë nga shtetet amerikane Florida, Kalifornia dhe Tenesse janë fituesit e lotarisë amerikane, duke gjetur pesë numrat dhe numrin shtesë njohur ndryshe si Powerball.Numrat fitues apo numrat magjikë janë 08 27 34 04 19 dhe powerboll-i është numri 10."Kemi një fitues në Kaliforni" njoftuan menjëherë zyrtarët e llotarisë shtetërore në Tuiter teksa shtoi se xhekpoti kishte arritur në vlerën e 1.58 miliardë dollarëve.Menjëherë pas publikimit të lajmit se një ndër biletat fituese ishte në Kaliforni, helikopteri i një televizioni lokal filmoi imazhet e një turme të madhe njerzish të mbledhur në barin "7-Eleven" për të festuar. Në Kaliforni 12 bileta kishin 5 nga 6 numrat magjikë, tha komisioni i llotarisë, duke e shndërruar këtë shtet në një nga më të famshmit dhe më me fat të llotarisë.Shuma prej 1.5 miliardë dollarësh do të duhet tashmë të ndahet mes 3 biletave fituese, nga 500 .Shitjet e biletave për llotarinë kombëtare arritën deri në 600 milion dollarë, tha Kreu i Komisionit të Llotarisë, Gary Grief.Loja e powerball luhet në 44 shtete amerikane, Uashington DC dhe në dy territore të SHBA-ve. Mundësia për të fituar është vërtet minimale, 1 në 292 milionë.