Hoffman: Segmente të politikës i tremben reformës në drejtësi

“Ka segemente në politikë që kanë frikë nga refroma në drejtësi dhe po përpiqen të pengojnë atë”. Ky është qëndrimi i Ambasadorit gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman.Në një intervistë për TemA TV, Hoffman deklaroi se i gjithë faktori ndërkombëtar është duke monitoruar me vëmëndje qëndrimet e partive politike lidhur me reformën në drejtësi për të konstatuar saktësisht në se pretendimet e tyre kanë bazë vërtetësie apo janë thejsht justifikime për të penguar reformën në drejtësi për arsye të ndryshme.Ambasadori gjerman ritheksoi qëndrimin e tij për rëndsinë jetike që ka reforma në drejtësi në Shqipëri dhe i bëri thirrje palëve në politikën shqiptare të gjejnë konsensus për të miratuar këtë reformë bazuar në draftin e ekspertëve të shikuar gjithashtu nga ekspertët e Komisionit të Venecias.Ambasadori gjerman flet edhe për zhvillime të tjera në Shqipëri duke analizuar arsyet të cilat e kanë penguar vendin tonë drejt konsolidimit të shtetit ligjor në këto 25 vite të tranzicionit. Për Ambasadorin gjerman, Shqipëria është ende një vend në tranzicion ndërkohë që thekson se shumë gjëra kane ecur mirë, kryesisht në drejtim të të drejtave të njeriut. Por Hoffman e krahason situatën e tanishme me atë të para viteve 90, kur vendi sundohej nga diktatura komuniste.Në raport me vendet demokratike, Ambasadori thekson se Shqipëria ka shumë punë për të bërë ende. Gjithashtu Hoffman nuk harron të ritheksojë kritikën e tij për protestën e opozitës më 8 dhjetor 2015, ku theksoi se dhuna që shoqëroi këtë protestë nuk ndihmon në përpjekjet për të ecur përpara drejt konsensusit për reformat që e çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.Marrë nga: TemaTV