Ekspertët e PD: Drafti final nuk përputhet me rekomandimet e Venecias

Të ftuar në Tonight Ilva Tare, ekspertët e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë paraqitur kritikat e tyre ndaj draftit të reformës të propozuar së fundmi. Pika kyçe e kritikave të tyre ishte formula e zgjedhjes së anëtarëve nga parlamenti teksa për ta shumica prej 3/5 është e panegociueshmeEnkelejd Alibeaj: “Opinioni i Venecias thotë se për kushtet aktuale 3/5 nuk bën. Qëndrimi ynë ka qenë që të gjejmë çfarëdolloj formule tjetër, përveç 3/5 të cilën ta ka përjashtuar Venecia.  Kemi thënë se një formulë është 2/3 por hapësira për të gjetur formula të tilla është e pamatë. Brenda kësaj hapësirë bashkë mund të gjejmë dhe disa alternativa, por nuk u pranua. Qëndrimi reflektar dhe I kufizuar ishte ai I ekspertëve të palës tjetër. Ekspertët e opozitës kundërshtojnë edhe krijimin e Gjykatës së Lartë, këshillin e emërimeve në drejtësi si dhe shkrirjen e disa institucioneve kryesore në vend duke lënë kështu edhe disa gjyqtarë dhe prokurorë të papunë.  Ivi Kaso: Në momentin kur ky draft votohet dhe hyn  në fuqi Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda, prokuroria dhe prokuroria e apelit shkrihen menjëherë. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që në teori  shumë reklamuar duhej të gjykonin ministrat e zyrtarët e lartë të kësaj qeverie. Aktualisht janë duke u hetuar dhe shumë prej tyre mund të shkonin në proces gjykimi  në momentin që ky draft miratohet ngelen të papunëNë studion e “Tonight Ilva Tare” ekspertët e PD për reformën në Drejtësi e cilesuan të dobët draftin final.Enkelejd Alibeaj tha se ekspertët e nivelit të lartë kanë pasur mbështetje për të kaluar ngërçin, por ata zgjodhën të shkonin drejt politizimit të Reformës.Për PD drafti përfundimtar nuk pasqyron linjat e Venecias. Alibeaj tha se propozimi për zgjedhje të anëtarëve të institucioneve të drejtësisë me 2/3 nuk është instrument për kapje nga opozita, por asgjëson abuzivitetin nga shumica.Eksperti Gazmend Bardhi tha se tryeza nuk vlerësoi opsionet alternative. Ndërkaq Ivi Kaso tha se ndërkombëtarët janë garant të një procesi të papanshëm dhe gjithërfshirës.Ekspertët e PD thanë se drafti final ka 11 mospërputhje me sugjerimet e Venecias. Ata theksuan se ai parashikon ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit aktual, ndryshe nga sa ekspertët e lartë deklaruan në të njëjtën studio mbrëmjen e të hënës./Oranews.tv/