"Shqipëria, porta e xhihadit", si trafikohen armët nga vendi ynë
"Shqipëria , porta e xhihadit", titullohet reportazhi i realizuar nga gazetarët dhe transmetuar në televizionin italian Rai, me në qendër trafikun e armëve në vendin tonë.Nis me Liqenin e Shkodrës, hapësirë që ndan vendin tonë me Malin e zi, në të cilin një barkë me armë lundron në orët e vona të natës bashkë me trafikantët.Dy burrat shkarkojnë kutitë e me armë, si kallashkinikov dhe pistoleta, i fshehin në një vend aty pranë, për ti marrë mëngjesin e të nesërmes.Sipas gazetarit, janë këto armët që u përdorën në përgjakjen e madhe të Parisit më 13 nëntor, duke e përshkruar Ballkanin si pikën kryesore të rekrutimit të xhihadistëve.Sipas Tg1, janë më shumë se një mijë shqiptarë që luftojnë në konfliket e huaja, vendi me numrin më të lartë të xhihaditëve në raport me popullsinë.Por si funksionin tregu i zi i armëve. Trafikanti shqiptar thotë se më të kërkuar janë AK 47, pistoletat e vjetra sovjetike, armët e ish-Jugosllavisë.Në video njëri prej trafikantëve qëllon me një kallashnikov të vjetër, por që funksionon mirë, duke i propozuar gazetarit që ta provojë edhe ai.Gazetari: Sa i shisni?Trafikanti: Kallashnikovët shkojnë 400 - 450 euro. Granatat nga 60 - 70 euro.Armët nisen me motoskafë apo peshkarexha nga Durrësi apo Vlora, për të përfunduar më pas në duart e mafias apo të trupave terroriste, thotë gazetari.Gazetari: Kush i blen këto armë?Trafikanti: Kush mundet, ata që kanë nevojë dhe ata që i përdorin.Gazetari: Në Europë apo edhe jashtë saj?Trafikanti: Në Europë. Nëse hyjnë në Europë kanë hyrë kudo.Gazetari: Edhe në Itali?Trafikanti: Italia është pjesë e Europës.
/Oranews.tv/