Si në Paris, seri shpërthimesh dhe sulme në Xhakarta, policia: Pas tyre është IS

Shteti Islamik mësohet se është pas serive të shpërthimeve dhe sulmeve me armë në kryeqytetin Xhakarta, bën të ditur policia indonezianeTë paktën dy civilë dhe 5 sulmues kanë vdekur, në sulmet të cilat mësohet se kishin për qëllim të ishin të ngjashme me sulmet vdekje prurëse të Parisit.Forcat e sigurisë luftuan orë të tëra me militantët të cilët sulmuan   rrugën Thamrin, zonë e njohur si qendër tregtare dhe ku ka shumë dyqane , në afërsi të ambasadave të huaja dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.Videot amatore të publikuara në internet tregojnë trupa pa jetë në rrugë, shpërthime dhe beteja me armë.Luftëtarët e ISIS ndërmorën një sulm me armë mëngjesin e sotëm duke pasur për objektiv shtetasit me kombësi të huaj dhe forcat e sigurisë të cilët ishin ngarkuar për ti mbrojtuar ata në kryeqytetin indonezian" shkruan Aamaq, një faqe online që ka lidhje me Shtetin Islamik.Shefi i policisë së Xhakartës Tito Karnavian tha se shtetasi Bahrun Naim, me kombësi indoneziane, që mendohet se ndodhet në Siri është organizatori i këtyre sulmevePresidenti i vendit Joko Widodo i ka quajtur sulmet akte terroriste"Dënojmë këto sulme që kanë prishur qetësinë dhe paqen e shoqërisë tonë. Kam urdhëruar autoritet të kapin përgjegjësit e kësaj ngjarje dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ky është një akt terrori, por ne si shtet nuk duhet të frikësohemi. Duhet të ruajmë qetësinë sepse cdo gje është nën kontroll."Kafeneja Starbucks ishte në objektiv te sulmuesve, e cila ndodhet pranë qendrës tregtare Sarinah dhe pranë një stacioni policie. Dështimtarë okularë në vendin e ngjarjes thonë se sulmuesit kanë hyrë në kafene dhe më pas kanë shpërthyer eksplozivët.Policia rrethoi zonën teksa i gjithë kryeqyteti u blindua nga forcat e armatosura, snajper dhe autoblinë. Disa orë më vonë në një deklaratë policia tha se 5 sulmues janë vrarë, tre gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit dhe dy të tjerë hodhen veten ne erë në sulme kamikaze.Indonezia është sulmuar nga grupet islamiste militante në të kaluarën dhe ishte në gatishmëri të lartë gjatë periudhës së vitit të ri pas kërcënimeve nga Shteti Islamik . Zëdhënësi i policisë kombëtare Anton Charliyan tha se ektremistet islamikë kishin paralajmëriar ne një mesazh te tyrin se një koncert në indonezi do të behet lajm ndërkombëtar.Charliyan tha se sulmuesit janë përpjekur të imitojnë sumet e parisit dhe ka shumë gjasa që të jenë të lidhur me organizatën terroriste të shettit islamik.30267DF400000578-3398712-image-a-91_1452750659901 3026708700000578-3398712-A_police_draws_his_weapon_as_chaos_ensues_across_the_Indonesian_-a-72_1452748080294 3026672200000578-3398712-image-a-96_1452752009845 302676FA00000578-3398712-image-a-85_1452750581586 302778BC00000578-3398712-image-a-10_1452754842724 302778A600000578-3398712-image-a-6_1452754818976 302778C100000578-3398712-image-a-4_1452754804879 302778AE00000578-3398712-image-a-1_1452754765927 3027856A00000578-3398712-Indonesia_news_network_TV_One_released_this_image_which_it_claim-m-29_1452756168832 302783AD00000578-3398712-image-a-22_1452755354132 3027535E00000578-3398712-A_civilian_races_past_the_camera_as_hundreds_of_people_in_Jakart-m-23_1452755535141 302781F800000578-3398712-image-a-16_1452755175398 3027820500000578-3398712-image-a-14_1452755166077 302751C100000578-3398712-image-a-102_1452752156476 30265C0400000578-3398712-Police_say_they_suspect_a_suicide_bomber_was_responsible_for_at_-a-71_1452748080107 30268B8700000578-3398712-image-a-80_1452749541379