Digjet makina e vëllait të një efektivi policie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2016, 09:30
Një makinë “Fiat Punto” është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës.Sipas policisë, mjeti ishte në pronësi të shtetasit Ervis Balla, i cili është vëllai i një efektivi policie.Në momentin kur makina është djegur ka qenë e parkuar para banesës së efektivit të policisë.Megjithatë policia e Lushnjes, thotë se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka lidhje me detyrën e vëllait të pronarit të automjetit.Djegia mund të ketë ndodhur për shkak se makina ka qenë e montuar me gaz-benzinë, sipas policisë.Ekspertiza po punon për nxjerrjen në dritë të shkaqes së djegies së makinës.
