PD: E vetmja rrugë konsensusi politik

Për partinë demokratike, konsensusi politik është e vetmja rrugë për miratimin e reformës në Drejtësi. Arben Ristani, hedh poshtë në këtë mënyrë idenë për një referendum për këtë cëshjtje.“Shof si zgjidhje të vetme konsensusin politik, pra dëshirën, përgjegjshmërinë politike të aktorëve politik për ta zgjidhur me vullnet këtë punë. Çdo tentativtë tjetër jashtë vullnetit politik unë nuk e shof si të realizueshme. Nuk besoj që çështja zgjidhet me referendum."Në studion e lajmeve të Ora News, sekretari i përgjithshëm i Partisë demokratike tha se cdo lëvizje tjetër fsheh një tjetër qëllim.“Teknikalitete që për mua fshehin në vetvete arsye të tjera, dëshira për të goditur njëri tjetrin politikisht për të çuar vendin normalisht në zgjedhje të parakohëshme por jo në atë rrugë që kërkon opozita duke krijuar dhe qeverinë teknike.”Për Ristanin dështimi i reformës do të ketë pasoja për vendin.“Reforma në drejtësi dhe mosbërja e reformës në drejtësi është qershia mbi tortë në këto moment që do të çoj vendin patjetër në një krizë të plotë politike.”