Ankimon transferimin, Prokurori Shkëlqim Hajdari i drejtohet Gjykatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2016, 20:21
Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari ka ankimuar vendimin për transferimin e tij në prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër.I kontaktuar me telefon nga Ora News, prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se ankimimin në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e ka dorëzuar ditën e martë.Vendimi për transferimin e Hajdarit në Shkodër, u mor në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve në 10 dhjetor të vitit që shkoi.Aktualisht, Hajdari ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Tiranë.