PS-LSI konsensus të pjesshëm para mbledhjes së Komisionit ad-hoc
Takimi i orëve të vona mes dy krerëve të mazhorancës, kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, ka arritur të ofrojë palët drejt një konsensusi për reformën në drejtësi, i cili në fakt edhe pse quhet i tillë shënon dy hapa pas në procesin e reformës në drejtësi.Burimet i thanë Ora News, paraditen e sotme, 14 janar 2016, se takimi është mbajtur nën tension të vazhdueshme, dhe vetëm në fund është është rënë dakort që në Komisonin e Venecias përveç draftit të ekspertëve, edhe ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë të paraqesin draftin e tyre.Kryeministri nuk është tërhequr nga qëndrimi për të mos përfshirë në draftin final opinionet e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe të opozitës ndërsa Ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Kuvendit që përfaqësojnë, partinë e dytë më të madhe në qeverisje, pa votat e së cilës reforma nuk miratohet, nuk pranuan politikën e faktit të kryer.Ata i kanë kujtuar disa herë kryeministrit ndryshimet e pamenduara kushtuese të vitit 2008 ku PS hyri në konsesus me PD, kundër partive të vogla, dhe mësohet të kenë mbajtur qëndrim të prerë për të mos lejuar ndryshimin e Kushtetutës sërish përmes politikës së faktit të kryer.Orët në vazhdim do të jenë vendimtare për fatin e reformës dhe të konsensusit politik në vend.Qeveria nxiton në këtë reformë për shkak të marrjes së opinionit paraprak të Venecias me qëllim që në prill të këtë mundësi të përfitojë një rekomandim nga Brukseli për çeljen e negociatave. Të premten paradite pritet të mblidhet komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, i cili do të diskutojë mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë. Ftesa që i drejtohet anëtarëve të komisionit dhe që Ora News e disponon fakton këtë gjë, që anëtarët e komisionit do të kenë mbi tryezën e punës vetëm draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.
Ndërkohë, të enjten e 14 janarit 2016, vijuan negociatat për të tejkaluar ngërçin në të cilën ka hyrë reforma në drejtësi.Kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta në një takim që nisi rreht orës 9.40, dhe që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.Kryeparlamentarti Ilir Meta u takua në zyrën e tij rreth mesditës edhe më ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.Gjatë bisedës, Meta theksoi se është përgjegjësi e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e të gjitha forcave politike që në frymën e rekomandimeve të Venecias të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin e domosdoshëm përmes gjithëpërfshirjes me synimin e vetëm kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi.Më herët ambasadorja e BE, Romana Vlahutin në një takim zhvilluar me palët e treta për reformën në drejtësi, tha se takimi ishite një mundësi për t'i inkurajuar të gjitha palët e interesuara që të shprehin përparësitë e tyre për muajt e ardhshëm, si dhe për kuptuar këtë projekt, duke pasur parasysh nevojën për të siguruar koordinimin e veprimtarive dhe për të shmangur mbivendosjen. /Oranews.tv/