Pal Lekaj lirohet nga arresti shtëpiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2016, 12:21
Deputetit të AAK-së Pal Lekaj i është hequr masa e arrestit shtëpiak. Kjo masë atij i është zëvendësuar me paraqitje në stacion policor.Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress avokati i Lekajt Arianit Koci. Ai tha se sot gjykata ka vendosur që deputetit Lekaj t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe në vend të saj iështë caktuar që çdo javë të paraqitet në stacion policor.Pal Lekaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që në Kuvend kishte gjuajtur gaz lotsjellës/Oranews.tv/