Një makinë bombë godet selitë e policisë në Turqi, 5 të vdekur e 39 të plagosur
Përgjaket sërish Turqia. Vetëm dy ditë pas sulmit që la pas 11 viktima në qendër të Stambollit, 5 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në Dijarbarkir, zonë me shumicë kurde në juglindje të Turqisë.Mes viktimave janë edhe një grua me një fëmijë. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënojat që la pas shpërthimi në rrethin Cinar të Dijarbarkirit, teksa autoritet kanë fajësuar militantët e partisë punëtore të Kurdistanit.Asnjë prej grupeve ektremiste nuk ka marrë përsipër sulmin, teksa bomba u aktivizua në hyrje të stacionit policor të Cinarit.Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar makina dhe dy ndërtesa banimi aty pranë, ku ndodheshin dhe nëna me foshnjen. Situata është e rëndë në këtë pjesë të Turqisë, ku një tjetër shpërthim u njoftua të ketë ndodhur në stacionin policor të qytetit Midyat, fqinj me qytetin Mardin, por nuk ka të dhëna për viktima.Muajt e fundit në krahinën e Dijarbarkir ka pasur përleshje të shumta mes forcave të qeverisë dhe militantëve kurdë. Disa zona ndodhen në shtetrrethim që prej 2015, gjë e cila ka cuar në protesta të banorëve të lodhur nga kontolli policor, përleshjet dhe vrasjet e të pafajshmëve.Pas dhënies fund të armëpushimit mes ushtrisë turke dhe partisë së punëtorëve të Kurdistanit në korrik të vitit të shkoi, Turqia ka bombarduar bazat e PKK në veri të Irakut dhe ka nisur operacione tokësore gjithashtu. Turqia është gjithashtu pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër shtetit islamik.
