Lind Angela Merkel, refugjatja e vogël nga Siria

Një çift refugjatës nga Siria kanë vendosur që ta quajnë vajzën e tyre të porsalindur Angela Merkel, në shenjë falenderimi për pritjen dhe strehimin që i është bërë në Duisburg."Gjermania është si një nënë për ne", tha për gazetën "Westdeutsche Allgemeine Zeitung" Alhamza Mamon, babai i vogëlushes të quajtur Angela Merkel.Fëmija u lind në 27 dhjetor, ndërsa prindërit mbërritën në Gjermani 3 muaj më parë. Zyrtarët e Gjendjes Civile në Duisburg nuk e kanë pasur problem ta regjistrojnë vogëlueshëm me emrin e kancelares.