Planifikimi i qytetit, PD akuza Ramës: Shkatërroi Tiranën me klientët e tij
PD ka raguar pas prezantimit të planeve vendore nga kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD tha se Rama shkattëroi Tiranën në 11 vjet. Sipas PD kur Tirana u bë me plan, Rama e bllokoi atë.Deklarata e plotë e PDShkatërruesi i Tiranës për 11 vite, ai që mbolli pallate duke ndjekur 20 përqindëshin e duke nëpërkëmbur qytetarin, ai që kur Tirana më në fund u bë me plan zhvillimi e bllokoi atë, ai që i mohoi qytetarëve mijëra vende pune duke ndalur investimet strategjike dhe historike në kryeqytet, Edi Rama, ka sot kurajon dhe fytyrën të dalë e të mbajë leksione për territorin.Njeriu që gëzon sipas institucioneve ndërkombëtare, 200 milionë euro rryshfete pallatesh, ky që lejoi ndërtuesin e tij personal të kafshojë Parkun e Tiranës, ky që lejon Kokëdhimën të zaptojë bregdetin, ky që i jep Besos së tij nëntokën e Parkut Rinia; ky që bekon ndërtimin pa leje të zonës muzeale të Tiranës nga Xhillari i tij, ky që ka planifikuar tenderin tjetër korruptiv për tjetërsimin e Stadiumit Kombëtar me klientët e tij, ky që ka shtrirë tentakulat e interesave të tij personale e financiare në çdo tokë e truall me anë të firmave dhe studiove të tij, del sot e propagandon për zhvillimin e territorit.Edi Rama e ktheu bashkinë në laborator të kalkulimeve politike personale e financiare, në lavatriçe të larjes së parave të krimit të organizuar dhe bandave të lidhura me të. Ai nuk mbajti kurrë përgjegjësi për krimet në territor e në mjedis duke korruptuar e blerë Strakoshat e tij në Gjyqësor e prokurori.Teksa del e predikon të kundërtën e saj që ka bërë vetë që ditën e parë në pushtet, Edi Rama me shfaqjen e rradhës po fsheh një pazar tjetër të madh me të ashtëquajturin plan të zhvillimit të territorit.