Probleme nga reshjet, rrëshqitje dherash në Kukës, izolohet fshati në Dibër

Reshjet që kanë përfshirë verilindjen e vendit kanë sjellë probleme me rrugët. në Kukës akset nacionale Kukës-Shishtavec dhe Krumë Qafë Prush, bllokohen shpesh nga rrëshqitjet e gurëve dhe dherave, ndërkohë që firmave mirëmbajtjëse u ka përfunduar kontrata. Në Dibër një fshat në Kalanë e Dodës është i izoluar prej një jave nga dëmtimi i rrugës.Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin verilindor të vendit kanë shkaktuar rrëshqitje te dherave e gurëve, duke vështirësuar qarkullimin në akset nacionale.Nënprefekti i Hasit, Selman Gecaj, thotë se situata është kritike pasi segmenti Kukës-Ura e Zapodit dhe  Krumë-Qafë Prush janë pa mirëmbajtje edhe pse ish-firmat kontraktore të cilave u kanë përfunduar kontratat, shpesh kanë ndërhyrë vullnetarisht  për pastrimin  e tyre.Selman Gecaj: Është pa mbyllur proçedura e tenderimit për rrugën Krumë-Qafë Prush, gjithsesi me ndërhyrjet e porefektit të qarkut është bërë e mundur që këto dy rrugë të jenë funksionale në vazhdimësi, me kontrata provizore.Shpëtim Covani: Ka rrezikshmëri sepse me reshjet që kanë rënë pa pushuar gjatë këtyre tre ditëve ka pasur rrëshqitje masive gurësh. Edhe pse nuk kemi lidhur kontratë akoma me Drejtorinë e Rrugëve ne kemi dalë dhe e kemi mirëmbajtur.[caption id="attachment_655176" align="alignnone" width="640"]rreshqitje dherash Rreshqitje dherash në Kukës[/caption][caption id="attachment_655186" align="alignnone" width="640"]rreshqitjjee dherash Rreshqitje dherash në Kukës[/caption]Në Dibër, në fshatin Radë në Kalanë e Dodës prej një jave 25 familjet janë pa komunikim me zonën dhe me rrugën që të çon në qytetin e Peshkopisë.Si pasojë e reshjeve, përroi që vjen nga bjeshkët e Korabit ka marrë drejtimin e rrugës së këtij fshati duke e shkatërruar atë në një gjatësi prej rreth 500 metra.Banorët tregojnë se një natë më parë një të sëmurë e kanë transportuar në këmbë drejt spitalit të Peshkopisë, ndërsa kërkojnë nga Bashkia vetëm një fadromë që të riparojë pjesën e dëmtuar  të rrugës.Banori: Kemi ardhur deri këtu me makinë, këtu e lart nuk ngjitet makina. I sëmuri vazhdon të jetë prapë i sëmurë, ne nuk jemi në gjendje ta çojmë në Peshkopi. Prandaj i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të marrë masa, fonde emergjencash apo çfarë ka që të vijë të rregullojë këtë copë rrugë.Banori: Duhet të bëjë prita atje Ujësjellësi, na dëmton. Na dëmton edhe kulturat bujqësore. Nuk kemi pasur probleme më parë.Banorët janë mbledhur dhe kanë provuar ta riparojnë vetë më kazma e lopata, por e kanë të pamundur.Përroi ka çarë një kanal të madh që duhet të mbushet me zhavorr ose lëndë inerte.Në rrugë ka patur shembje dherash dhe gurësh të përmasave të mëdha, që vetëm fadromat mund ti lëvizin.[caption id="attachment_655241" align="alignnone" width="640"]1 Rrëshqitje dherash në Dibër[/caption][caption id="attachment_655242" align="alignnone" width="640"]77 Rrëshqitje dherash në Dibër[/caption]