Meta takohet me Ministrat e deputetët e LSI. Mungon takimi me Kryeministrin

Pas kthimit nga një vizitë pune në Gjermani, kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka nisur me takime intensive ditën e mërkurë.Në Kryesinë e Kuvendit ai ka pritur fillimisht në një takim Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ndërsa më pas ka vijuar një tjetër takim me deputetët Luan Rama, Petrit Vasili, Vangjel Tavo dhe Ministrat Lefter Koka dhe Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti.Ndërkohë ajo që u re është fakti se mungoi një takim konsultativ mes Metës dhe aleatit të tij në qeverisje Edi Rama, sikundër është kthyer në traditë tashmë.Vlen të theksohet fakti se takimet vijnë në kulmin e debatit për reformën në drejtësi dhe kur pritet që drafti final i ekspertëve të nivelit të lartë ti kalojë Komisonit të Posaçëm për reformën në drejtësi.Një ditë më parë Ministri Manjani deklaroi se: “Nuk do të ketë votim të draftit për reformën në drejtësi, pa konsensusin e Partisë Demokratike.”Sipas tij konsensusi është i detyrueshëm për partitë parlamentare, pasi reforma nuk do të jetë afatgjatë, e qëndrueshme dhe e besueshme pa opozitën.