Në Korçë një 12 vjeçare dhe një 21 vjeçar të larguar nga banesa, policia në kërkim

Policia e Korçës ka marrë dy denoncime nga familjarë për zhdukjen nga banesa e një vajze të mitur dhe një 21 vjeçari.Kështu blutë e këtij qyteti po punojnë për gjetjen e një 12 vjeçarje me iniciale A.D, pasi me 12 janar e ëma 40 vjeçare M.D ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për gjetjen e TH.V, 21 vjeç, pasi një ditë parë i ati GJ.V 51 vjeç ka denoncuar largimin e tij nga banesa.