Dëmshpërblimi për banorët e Shijakut e Sukthit, Xhelili: Në masë sa më të madhe

Prefekti i Durrësit, njëkohësisht kreu i Shtabit të Emergjencave evidenton bilancin paraprak nga përmbytjet në Shijak dhe Sukth.Sipas, Roland Xhelilit janë dhjetra banesa e biznese, të cilat kanë dëme të konsiderueshme.Në lidhje me dëmshpërblimin, Prefekti shpjegon se do të përpiqen që të jetë në një masë sa më të madhe dhe të drejtë për qytetarët e prekur.Banorët e përmbytur disa ditë më parë në Shijak dhe Sukth tashmë jaë në pritje të marrjes së dëmshpërblimit. Dëmet që shkaktoi dalja e Erzenit nga shtrati janë të mëdha për dhjetra familje të cilave u kanë dalë jashtë funksioni paisjet elektroshtëpiake.Por si do të dëmshpërblehen qytetarët që u përmbytën? Prefekti i Durrësit, Roland Xhelili shpjegon së dëmet do të shlyhen në bazë të mundësive që bashkitë kanë në bashkëpunim dhe me qeverinë e cila do të akordojë paratë nga fondi i emergjencave.Xhelili: Grupet e punës janë në terren, po bëjnë vlerësimin një për një të situatës dhe pas këtij vlerësimi, duke pasur parasysh dhe anën ligjore të problemit do të bëhet një lloj analize dhe këshilli bashkiak i Durrësit dhe Shijakut do të shohin mundësitë e tyre dhe në të njëjtën kohë me Prefekturën do të bëhet edhe kalimi i këtyre vlerësimeve në Ministri apo Qeveri për të parë të gjitha rrugët e mundshme për të bërë dëmshpërblimin në masën më të madhe të mundshme që tu vijë në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytja.Xhelili shpjegon se në zonat e prekura ka nisur dhe dizenfektimi.Xhelili:Sot dhe nesër fillojmë dhe dizinfektimin në shtëpia për të eleminuar dhe çdo lloj situate që mund të krijohet atje.Nga evidentimet paraprake rezulton se në Shijak dhe Sukth si dhe në fshatrat përgjatë Erzenit janë konstatuar mbi 750 banesa dhe rreth 230 biznese të përmbytura si dhe 3000 hektarë tokë bujqësore.Xhelili: Zonat më të prekura ishin patjetër Shijaku me zonat e veta, lagjia “Erzen” dhe “Ballije” ato që janë për fat të keq të vendosura nën nivel dhe në shtratin e lumit, Katundi i Ri, Katund Sukthi sidomos është i prekur fort. Por edhe në njësinë administrative Sukth, lagjia “Qendër” që ka problem, edhe pjesë të tjera kanë problem të ndjeshme. Paraprakisht në bashkinë e Shijakut shkon gati në 200 shtëpi të përmbytura edhe mbi 15 biznese të cilat kanë dëme të konsiderueshme. Kurse në njësinë administrative Katund i Ri kalon numrin 200, ku një pjesë e mirë e tyre rreth 80-90 shtëpi kanë dëme serioze. Edhe në Sukth është në përpunim e sipër numri, është diçka rreth këtyre shifrave.