Rama: Konsensusi tek Venecia, formula me 2/3 absurde. Me Metën debat, jo qëndrime të kundërta
Kryeministri Edi Rama e quan absurd formulën e emërimit me 2/3, për të cilën këmbëngul PD, por nëse Komisioni i Venecia do të thotë po atëherë do ta pranojë. Rama thotë se Venecia është mundësi e artë për gjetjen e një konsensusi pasi gjetja e një konsensusi në një tryezë politike me Berishën e Bashën është “një ëndërr në beze”.Rama e quajti jo normal protagonizmin e ambasadorëve për Reformën në Drejtësi por “kanë gjetur pa bëjnë”. Sipas Ramës ambasadorët po bëjnë punën që duhet të ushtronte Presidenti i Republikës.Disa nga deklaratat e Ramës gjatë intervistës dhënë mbrëmjen e 12 janarit 2016 në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24Formula me 2/3 absurdEdi Rama: Ne po ndryshojmë Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk mund të pranojmë të kemi gjëra që s’I ka asnjë vend I botës. Që të zgjidhet përfaqësuesi I noterëve apo i avokatëve në Këshillin e Lartë çfarë quhet ai me 2/3?Ne nuk do të mbështesim 2/3- tat, për ne është një absurditet. Por, megjithatë, meqë ata thonë se këtë e ka thënë “Venecia” se ata lexojnë mes rreshtave se në rreshta nuk thuhet as 2/3 as 3/5. Ne do të çojmë draftin në Komisionin e Venecias dhe PD-ja, siç bëri herën e parë, le të çojë propozimet, të thotë 2/3. Nëse Venecia thotë 2/3 atëherë malet tona më të larta do t’I ngjisim së bashku me 2/3Konsensusi tek Venecia, mirekuptim me Saliun e Bashen, endërr në bezeEdi Rama: Konsensusi nuk është “më jep çelësat e shtëpisë që ta vendos unë kur do të hysh apo kur del ti nga shtëpia”. “Konsensusi është te Venecia.” Unë e kam thënë që konsensus kështu që të ulemi me Saliun e me atë tjetrin, thuaje … Lulin e tjetër atje dhe të gjejmë ne mirëkuptim, kjo është një ëndërr në beze. Ose do të shkatërrojmë reformën e do biem dakord, ose nuk do të biem dakord. Por kemi një mundësi të artë, që është “Venecia”. Nëse nyja është kjo, bukuri, tia çojmë “Venecias”Nuk ka draft Ministria e DrejtësisëEdi Rama: Nuk ka draft Ministria e Drejtësisë. Në grupin e ekspertëve janë përfshirë edhe dy ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Ekspertët janë të zgjedhur nga komisioni i posaçëm parlamentar dhe janë të pavarur.Ambasadoret po plotesojne vakuimin e presidentit Edi Rama: Vakumi i madh që ka lënë mungesa e një presidenti të Republikës, e bëjnë ambasadorët. Ata kanë gjetur pa bëjnë, sepse çtë bëjmë tjetër. Nuk më mbetet veçse t’i falënderoj Lu dhe Vlahutin për kontributin që po japin. . Ne kemi pasur një kryeministër që e përdorte selinë e Kryeministrisë si llogore për të gjuajtur me top presidentët. Presidenti flet për skenarë imagjinarë. Është i pari President që e mbledh këshillin e sigurisë, pasi dy të tjerëve para as i shkonin në takim e as i njihnin për komandant të FA. Është presidenti i parë pas shumë viteve që gëzon respektin institucional të Qeverisë. Më shumë se kaq ç’mund t’ju them.A jeni i gatshëm për të bërë pazar për vota në Parlament?Edi Rama: Unë nuk jam i gatshëm të braktis popullin shqiptar në këtë reformë. Ose të bëhet reformë siç duhet, ose s’ka ç’i duhet njeriu. Nuk mund të bëjmë një farsë. Nevoja për vota nuk mund të bëjë prishjen e reformës. Këtu kanë ndodhur shumë gjëra, po unë s’mund t’i përgjigjem pyetjeve të tilla. Se kanë ndodhur këto që kanë ndodhur, ndaj jemi këtu ku jemi.Nëse ju nuk do arrini konsensus me opozitën, si do ta zgjidhni?Edi Rama: Me nëse nuk flitet, me nëse nuk flas. Jemi të angazhuar shumë seriozisht. Patjetër që do kërkojmë konsensus, por konsensusi arrihet tek Komisioni i Venecias. Do ishit i gatshëm të çonit vendin në zgjedhje të parakohshme nëse nuk funksion?Edi Rama: Prapë nëqoftëse, humbasim kohë kur kemi gjëra në tavolinë për të folur.Ju i quani gjykatat gagarel, kryeparlamentari jo. A ndaheni këtu me Metën?Edi Rama: Unë jam piktor, ai nuk është. Ndahemi me ngjyrat. Unë mund të mos jem një politikan shumë i zoti, shumë profesionist, por kam shumë dëshirë t’u qëndroj besnik bindjeve të mia dhe njerëzve që më kanë besuar. Unë jam një politikan i bindjeve jo i konsensusit. Unë këto bindje kam dhe absolutisht nuk mendoj që unë kam të drejtë dhe dikush nuk ka. Aq më tepër kur ka shumë ngjyra, por përzierja e ngjyrave bashkë bën të zezën. Kjo reformë duhet ta shprishë këtë përzierje të mos kemi më të zezë në sistem.Qëndrime të kundërta me Metën?Edi Rama: Ju shikoni të kundërta aty ku s’janë. Pa le pastaj kur bëhet fjalë për një reformë si kjo. Është normale që të ketë debat, diskutime. Për sa i përket pozicionit tim ka qenë koherent nga A tek Zh edhe unë edhe Ilir Meta. Kemi mbajtur qëndrim të qartë, ky është një proces që kërkon ekspertë. Unë jam shprehur për konsensus. Konsensusi nuk është që më jep çelësat e shtëpisë që ta vendos unë kur hyn e kur del. Konsensusi është tek Venecia Ambasadori Lu foli për prishje pushimesh? Kush do të shkojë në burg?Edi Rama: Pyesni ambasadorin Lu. Unë nuk i trembem asgjëje.Pyetje: Ai foli edhe për ministra të korruptuar. Kush janë ministrat e korruptuar?Edi Rama: Pyesni ambasadorin Lu, në dijeninë time nuk ka ministra të korruptuar në këtë qeveri. Nëse ka, kush ka prova t’i bëjë publike. Para çdo prove unë nuk do ta shkarkoj por do ta kallëzoj ministrin në prokurori.Shtepia e RamesPyetja: Ju keni një shtëpi pak të çuditshme.Edi Rama: Është shtëpia ime ndaj, sepse unë jam pak më ndryshe. Jam i çuditshëm.Disa deklarata te tjeraEdi Rama: Vizita në Majemi, i kisha dhënë fjalën një burri të moshuar. Familja ime s’mund të përjashtohet nga pushimetEdi Rama: Për aspektin familjar kujdeset zonja ime, ajo mban llogaritë e familjesEdi Rama: Vizita në SHBA private dhe me shpenzimet e familjes, ndeshja e NBA ishte dhuratë.Edi Rama: A do të ketë përmbytje vitin tjetër? Rama: Kur të telefonoj Zotin, do t’ju themEdi Rama: Siç kam deklaruar të ardhurat nga libri ashtu do deklaroj edhe të ardhurat nga pikturaEdi Rama: Unë kam premtuar rilindjen jo parajsënEdi Rama: Nuk ja kemi dhënë firmës turke Skavicën/Oranews.tv/