Irani liron marinarët amerikanë, u kapën një ditë më parë

Irani tha mëngjesin e sotëm (13 janar) se ka liruar 10 marinarët e dy anijeve të Marinës Amerikane, që u  kapën një ditë më parë pas kalimit në ujërat iraniane.Lajmin e bëri të ditur, media shtetërore iraniane. IRNA raportoi se marinarët u kapën në ujërat ndërkombëtarë dhe u liruan po atje.Gjenerali Ali Fadavi, një komandant i marinës së Gardës Revolucionare të Iranit , akuzoi ushtrinë amerikane se po vepron në mënyrë aspak profesionale.Ai tha se një aeroplanmbajtës amerikan ka bërë lëvizje provokative detare dhe ajrore pasi u kapën marinarët.Marinarët u kapën një ditë më parëIrani kapi disa marinarë të SHBA pasi anijet e tyre ndaluan në Gjirin Persik, tha një zyrtar i SHBA.Incidenti ndodhi pranë ishullit Farsi pasi një nga anijet ndeshi probleme mekanike.Fox News raportoi se rrjedha e ujit i ka çuar marinarët në ujrat iranianë,por kjo gjë nuk u konfirmua plotësisht.Irani i  siguroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se marinarët dhe dy anijet e vogla do i riktheheshin menjëherë, raportoi Associated Press.30207F6900000578-3397254-image-a-1_1452682971049 302070E100000578-3396419-image-a-41_1452681825009 marina/Oranews.tv/