Përmbytjet, Prençi: Ndihma e shtetit do jepet, Olli: Keni ulur fondin për Emergjencat

Përmbytjet në javën e parë të janarit, në datën 5 dhe 6 janar ishin të parashikuara. Por ajo çka pritet është se a do të dëmshpërblehen familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore? Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se shteti do të japë ndihmat, por nuk do të lejohen që këto para që do ti jepen të investohen në shtëpitë që kanë.Këshilltari i djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se janë ulur fondet për Emergjencat Civile, gjë e cila u hodh poshtë nga Prençi, i cili argumentoi se fondi është rritur me 25%.Prençi:  Ndihma e shtetit do të jepet, por nuk do të lejohet që këto para që do ti jepen të investojë në shtëpinë që ka. Njësia e qeverisjes vendore do ti japë leje ndërtimi në zona të studiuara që nuk përmbyten dhe nuk preken nga rrëshqitja e tokave. Kjo është zgjidhja. Ne jemi në procesin e ndryshimit të vendimit të qeverisë për kompensimin financiar për shkak të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë e natyrës, I cili do të rregullojë këto gjëra që nuk janë të rregulluara dhe si do të trajtohet qytetari duke e shoqëruar me lejen e ndërtimit. Pra çka do të thotë, paralel me kompensimin financiar për dëmin e shkaktuar do ta kthejmë qytetarin në një investim jo informal, por në ndërtim formal në zonat e studiuara nga  njësitë e qeverisjes vendore. Nëse bashkia nuk do ti japë paralel me dokumentacionin edhe lejen e ndërtimit të ri për shtëpi të re në zonë të studiuar në pikëpamjen gjeologjike dhe meterologjike nuk do ti jepet kompensimi. Pra bashkia do ta marrë këtë fond për qytetarin atëhere kur të ketë kompensuar dosjen megjithë dokumentacionin. Detyrimin për kompensimin financiar e ka bashkia.Olli: Masat se VKM e ndryshme që dalin mbeten për tu parë. Më lejoni të them që për vitin 2016 qeveria MF në buxhetin që u miratua ka ulur me 5 herë fondin për Emergjencat Civile.Prençi: Nuk është e vërtetë, është rritur me 25%Olli: Është ulurPrençi: E keni shifër gabim. Ka qenë 70 milion, u bë 1.1 mln dollar dhe tani është bërë 1.1 mln euro.Olli: Po ka qenë 7 mln euroPrençi: Ka qenë 700 mijë. Komiteti I likuidimit të detyrimeve të prapambetura për zërin e emergjencave civile si rezultat I një borxhi të trashëguar në vitin 2005 që është 30 mln dollar për vitin 2015 ka likuiduar 7.5 mln euro, barabartë me likuidimin e 1642 familjeve që kanë marrë dhe janë në program. Është likuidim borxhi. Mos e ngatërro buxhetin me likuidimin e borxhit.Olli: Unë po flas për buxhetinPrençi: Në vitin 2013 ka qenë vetëm 70 mln lekë të reja. Është bërë 1.1 mlnOlli: Po sa ka qenë për vitin 2012, 2011…?Prençi: 70 mln po them edhe njëherë. Është tjetër cfarë është shtuar nga fondi I qeverisë për të përballuar emergjencat. Buxheti vjetor nuk I ka kaluar deri në vitin 2013 asnjëherë më shumë se 70 milionë të reja.Olli: Po fondi I kontigjencësPrençi: Fondi I kontigjencës së qeverisë nuk është pjesë e imja. Në vitin 2014-2015 është bërë 1.1 mln dollar dhe në vitin 2016 është parashikuar rritje me 25% dhe është 144 mln e 700 mijë lekë të reja.Olli: Vetëm në raport me 2015 është ulur. E keni 779 mln lekë në 2015 dhe e keni 144. 9 mlnPrençi: GaboheniDebate pati edhe në lidhje me masat e marra për përmbytjet, ku Olli tha se kishte një neglizhencë të qeverisë dhe institucionve.Prençi: Shqipëria në raportin e Kombeve të Bashkuara është renditur vendi i parë në Europë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga fatkeqësitë e natyrës, kryesisht nga përmbytjet. Këte e kemi lançuar gjatë gjithë muajit dhjetor. Në 29 dhjetori Drejtoria e Emergjencave Civile në zbatim edhe të vendimit të qeverisë i ka dërguar të gjitha institucioneve shtetërore, prefekturave, abshkive dhe ministrive të linjës ku ju kërkon përforcimin, marrjen e masave për gatishmëri me qëllim pakësimin e pasojave që do të vinin nga reshjet. Ishte parashikuar që në 5 qarqe të vendit, në datën 6 do të binin në një hark prej 2 orësh do të binin nga 40 deri në 50 mm shi, si në Dibër, në Tiranë, në Durrës, në Lezhë. Njoftuam të gjithë që të marrin masa. Pushteti vendor ka ngritur edhe grupet e informimit në terren.Olli: Në terren rezulton se nuk janë marrë masat e nevojshme për aq kohë sa duke e ditur dhe  nuk i  shmangi. Nuk dua ta politizoj situatën në kontekstin e rrethanave, porn ë kuptimin e neglizhencës të strukturave dhe institucioneve që kanë në varësi kemi një fenomen të papranueshëm. Përmbytje ndodhin edhe në shumë vende më të zhvilluara se Shqipëria, problem qëndron se këtu ndahet pjesa e emergjencës në kuptimin e një reshje të paparashikuar dhe asaj çka ndodh realisht në Shqipëri. Papritmas kryeministri niset për në Majemi 2-3 ditë përpara fatkeqësisë së paralajmëruar dhe po kështu kryebashkiaku I Tiranës niset për Sri Lanka. Mjafton ky fakt për të parë angazhimin dhe seriozitetin e qeverisë, sepse të gjitha strukturat