Arrestohet shqiptari, fshihte drogë me vlerë 70 mijë euro
Policia italiane ka arrestuar në komunën Milano Maritima, shqiptarin X.V 27 vjec me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në dy banesa në zotërim të tij e të shndërruara në laborator droge janë sekuestruar gjysëm kg kokainë, 800 gramë marijuanë, gjysëm kg substanca për përgatitjen e drogës e 37 mjë euro para të thata. Droga e sekuestruar e shitur me pakicë do të sillte një përfitim prej 70 mijë euro.Në Milano Martima në banesën ku kishte dhe rezidencën shqiptari, u gjetën në kasafortë 110 gramë kokainë e 36 700 euro të fshehura në kasaortë, ndërsa në pjesën e pasme të lavamanit u gjetën të fshehura në shishe qelqi, 350 gram të tjera kokainë e 800 gramë marijuanë.Në banesën e dytë të shqiptarit në varrezat e qytezës së Cervias janë gjetur 500 gramë substanca që përdoren për përgatitjen e drogës.Gjithashtu policia italiane ka sekuestruar dhe 2 autovetura një Mini Copper e një Fiat Bravo të përdorura nga shqiptari për trafikimin e drogës.