Zyrtarja e BE vjen në Tiranë, në fokus reforma në drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2016, 21:37
Zyrtarë të Bashkimi Europian pritet të mbërrijnë në Tiranë javën që vjen dhe në fokus të kësaj vizite do të jetë reforma në Drejtësi.Këtë fakt e ka konfirmuar drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Angelina Eichhorst në një postim në Twitter.“Drejt Shqipërisë javën që vjen për implementimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të pesë prioriteteve kyce”- shkruan zyrtarja Europiane duke vënë theksin tek Reforma në Drejtësi si një prej prioriteteve madhore për vendin tonë.Ende nuk ka detaje, por kjo vizitë vjen në një kohë kur Reforma në Drejtësi është kthyer në cështjen kryesore në vend, ndërsa bllokimi disa herë I procesit ka detyruar ambasadorët e BE dhe SHBA të ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërcit.