PD dënon sulmin në Turqi, mbështetje në luftën kundër terrorizmit

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin terrorist në Turqi dhe shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PD shpreh vendosmërin e palëkundur për të luftuar terrorizmin.“Në këtë ditë të vështirë, Partia Demokratike është pranë popullit dhe autoriteteve turke dhe pranë familjeve të viktimave. Shprehim solidaritetin, mbështetjen, dhe vendosmërinë tonë të palëkundur në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe çdo forme të agresionit ndaj lirive dhe vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e PD.