Hollanda kërkon më shumë bashkëpunim me shërbimet sekrete
Hollanda ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes agjensive të shërbimeve inteligjente.Gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të aniterrorizmit mbajtur në Hagë, vendi që aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, kërkoi që shërbimet sekrete të ndajnë më shumë të dhëna dhe informacione, përfshirë listat e personave të dyshuar se luftojnë në krah të xhiadistëve dhe llogari e detaje bankare.Ministri i Jashtëm Bert Koenders tha se 250 delegatët e ardhur nga e gjithë bota në forumin global kundër terrorizmit u njohën me draftin e hartuar nga autoritet holandeze që përshkruan të gjitha objektivat në luftën kudnër terrorizmit.Përtej monitorimit të mediave sociale dhe përgjimeeve të telekomunikacionit, agjencitë duhet të shkëmbejnë informacione për militantët e dyshuar.Kur është fjala për shkëmbimin e informacionit, duhet të ketë besim dhe besimi ndërmjet agjencive shkon deri në shkëmbimin e informacionit të përgjigjshëm, por tashmë duhen emra, planet e sakta të udhëtimit, kartat e sakta të kreditit etj… dhe të gjtiha këto të shpërndahen në kohë.Edhe pse aktualisht ekziston një kornizë ligjore për ndarjen e informacioneve sekrete, holandezët shpresojnë të rrisin bashkëpunimin në përdorimin e bazave të të dhënave mes agjencive policore evropiane dhe ndërkombëtare si Interpoli dhe Europoli, një nevojë kjo që vjen sipas tyre pas sulmeve të parisit dhe kritikave që erdhën më pas se nëse shërbimet inteligjente europiane do të kishin bahskëpunuar më shumë, tragjedia mudn të ishte shmangur.Disa prej sulmuesve që vranë 130 persona në Paris, kishin qenë në radarin e autoriteteve në vende të ndryshme, por moskomunikimi bëri që ata ti shpëtojnë policisë./Oranews.tv/