Liderët e opozitës: Protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë, s’ka legjitimitet

Një ditë pas tubimit të 9 janarit, opozita kosovare shprehet edhe më e bindur për të vijuar rrugën e protestave deri në rënien e qeverisë.Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës Fatmir Limaj thanë se pjesmarrja masive në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës është tregues i qartë se populli i Kosovës nuk pranon marrëveshjen e Asocacionit më shumicë serbe dhe të Demarkacionit, por mbi të gjitha tregon sipas tyre se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore.Ymeri:Protesta e djeshme tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, më nuk janë as kryeministra e as ministra të Republikës së Kosovës. Protestat tona nuk do të ndalen derisa kjo qeveri të largohet, mirëpo për konkretizimin e tyre, për datat e sakta do t’ju njoftojmë me kohë.Haradinaj:Tani ora ka filluar dhe koha numëron që këta të reflektojnë. Sot jemi këtu me ju thënë të gjithëve atyre që ishin dje vetë fizikisht. Faleminderit, dje ka qenë dita juaj.Limaj: Dje në sheshet e Prishtinës çuan dy mesazhe: E para, se Kosova është aktive dhe se nuk pranon të qeveriset nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën. Dhe e dyta, porosia është për qeveritarët: populli ju ka hequr besimin dhe populli nuk pranon që ju të vazhdoni t’i qeverisni.Demostrata në Prishtinë degjenori në dhunë dhe përleshje mes forcave të rendit dhe protestuesve, si pasojë e së cilës pati shumë të plagosur.Trupi diplomatik i akredituar në Prishtinë dënoi dhunën në kryeqytetin kosovar, duke bërë thirrje për qetësi.Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.Edhe zyra e BE-së në Kosovë ka dënuar shkatërrimin e pronës publike dhe ka bërë thirrje për qetësi.opozita ne kosove ok ok /Oranews.tv/