Pas bursave, reagon edhe tregu i brendshëm: Çmimi i naftës 6 lekë më lirë
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 6 lekë për litër në të gjithë tregun e brendshëm të karburanteve, rrjedhojë kjo e uljes drastike të kuotave të arit të zi në bursa, që kanë zbritur në nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit. Në pikat e karburanteve, nafta tregtohet nga 160 në 162 lekë për litër, ndërsa benzina arrin deri në 164 lekë për litër. Operatorët e tregut deklarojnë se rënia nuk është më e ndjeshme pasi ndikojnë taksat e larta dhe rritja e tarifave të liçensimit të pikave me pakicë nga qeveria.Ulja e çmimit të naftës në bursa në nivelet më të ulëta të 14 viteve të fundit është reflektuar gjerësisht edhe në tregun tonë të karburanteve.Pas uljes së çmimit që bënë pikat e vogla të shitjes me pakicë dy ditë më parë, tashmë i gjithë tregu po e shet më lirë naftën dhe benzinën.Në pikat e karburanteve, nafta tregtohet nga 160 në 162 lekë për litër, ndërsa benzina arrin deri në 164 lekë për litër.Rënia e çmimit ka ndodhur për shkak të uljes së ndjeshme të kuotave të arit të zi në bursa, që ka arritur nën 33 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej 2001-it.Megjithatë ritmet e rënies janë më të ulëta se në shtetet e tjera.Sipas renditjes së Global Petrol Price, Shqipëria renditet në vendin e 19 në botë për nga shtrenjtësia e karburantit dhe më e shtrenjta në rajon.Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarureve, shkak për këtë është niveli i lartë i taksave, që llogaritet në 67% të kostos.Ndërkaq një tjetër arsye që sipas operatorëve nuk lejon rënien më të ndjeshme të çmimit është edhe shumëfishimi i tarifave të liçensimit dhe riliçensimit të pikave të karburantit, vendim i marrë nga qeveria në dhjetor të vitit të kaluar.