Rikthehen reshjet, ndërhyrje me eskavator për të shmangur përmbytjet

Pas përmirësimit të motit 24 orët e fundit, reshjet e e shiut janë rikthyer sërish. Në Lezhë autoritetet vendase janë vënë në lëvizje për të zhbllokuar kolektorët për të shmangur përmbytjet e disa ditëve më parë. Ndërkohë Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, shpjegon se problematike mbetet situata me kolektorët e dëmtuar, megjithatë po punohet me intensitet të plotë për të parandaluar përmbytjet.Rikthimi i reshjeve ka vënë në alarm bashkinë e Lezhës për të ndërhyrë me eskavator për zhbllokimin e kolektorëve për të parandaluar përmbytjet e disa ditëve më parë.Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, ka deklaruar se Shtabi i Emergjencave Civile dhe strukturat vendore janë në gadishmëri për të shmabgur pasojat që mund të sjellin reshjet.Petrit Gjoni: Me ndërhyrjen e Bordit të Kullimit pasojat e këtyre përmbytjeve janë eleminuar pothuajse dhe gjatë këtyre ditëve do punojmë me orë të zgjatura për të shmangur problematikat e këtyre përmbytjeve.Hidrovoret sipas shefit të bordit të kulimit janë gjithashtu në punë dhe po punojnë me kapacitet të plotë.Petrit Gjoni: Nuk kemi asnjë defekt në asnjë pompë të hidrovorëve, po punojnë me kapacitet të plotë.Sipas autoriteteve lokale problem mbeten mbeturinat që sillen nga kolektoret shkarkues, ndërkohë që vëmendja është fokussuar tek kolektorët që shfaqën probleme më të mëdha gjatë përmbytjeve të 3 ditëve më parë në Lezhë.