Duma: Skavica, projekti më korruptiv i pazareve të Ramës

Edhe sot PD ka vijuar me denoncimin për projektin e Skavicës. Nëpërmjet një dalje për mediat  sekretarja për marrëdhëniet me publikuan Grida Duma tha se Rama refuzon të përgjigjet për këtë aferë. "Skavica -tha Duma- është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike."Deklarata e Grida DumësSkavica është ndoshta projekti me korruptiv dhe pazari më i dyshimtë i Edi Ramës me pasuritë publike. Edi Rama refuzon të përgjigjet, por pyetjet që kanë qytetarët dhe opioni publik mbeten;-1 A ka bërë ai negociata të fshehta e të paligjshme me kompaninë Suzer?-2 Pse u mbajt sekret propozimi i Suzer dhe vlerësimi i saj me bonus?-3 Pse vendimi i qeverisë për Suzer nuk u publikua bashkë me vendimet e tjera të datës 23 dhjetor, por vetëm pasi denoncoi opozita?-4 Sa herë e ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit ministri Ahmetaj, dhe me çfarë qëllimesh?Edi Rama refuzon të përgjigjet, por ai do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët për aferat e tij korruptive me pasuritë publike.