Sean Penn interviston El Chapon, nisin hetimet
Policia në Meksikë ka nisur hetimet ndaj aktorit të Hollivudit Shon Pen për faktin se ka realizuar një takim me baronin e drogës "El Chapo". Pikërisht dëshira për një film autobiografik ka tradhëtuar trafikantin famëkqe duke çuar në arrestimin e tij.Aktori hollivudian Shon Pen ka intervistuar në fshehtësi trafikantin më famëkeq të Meksikës, të ashtuquajturin lord i drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman para arrestimit të tij. Intervista e realizuar në 2 tetor në xhunglën meksikane dhe e ndërmjetësuar nga aktorja meksikane Kate Del Castillo është publikuar në numrin e të shtunës të revistës amerikane Rolling Atone.Guzman, bosi legjendar i kartelit Sinaloa u arratis nga burgu i sigurisë së lartë Altiplano në muajin korrik, por u arrestua mëngjesin e të premtes në verilindje të Meksikës. Sipas aktorit, njëkohësisht regjisor, Shon Pen, ka qenë trafikanti i konsideruar më i madhi në botën e narkotrafikut, që ka kërkuar një film mbi jetën e tij.E titulluar flet El Chapo, vizitë sekrete njeriut më të kërkuar në botë, artikulli shoqërohet edhe me një foto të Pen dhe Guzman duke shtrënguar duart. Edhe pse palët kishin vendosur të takoheshin sërish tetë ditë pas takimit të parë, kjo nuk ndodhi, por bosi i drogës i dërgoi Pen një video në të cilën u përgjigjej të gjitha pyetjeve të tij.Nga çfarë kuptohet, autoritet meksikane kanë qenë në dijeni të ngjarjes, e cila çoi më pas edhe në arrestimin e të shumëkëkruarit. Bosi I drogës u tradhëtua nga dëshira për një film autobiografik, teksa autoritet përkatëse meksikane kanë nisur hetimet jo vetëm për aktorin hollivudian, por edhe për ndërmjetësen meksikane, aktoren Castillo.