U dëbua 2 herë nga Italia, arrestohet shqiptari pa leje qëndrimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2016, 13:51
Tre shtetas shqiptarë janë ndaluar gjatë disa kontrolleve të vendosura në periferi të Romës menjëherë pas një vjedhje të ndodhur në një banesë.Njëri prej tyre përfundoi në pranga pasi rezultoi i dëbuar 2 herë nga Italia. Ndërsa dy shtetasit e tjerë u morën në pyetje në rajon rreth vjedhjes që kishte ndodhur.28-vjeçari, Artan Bardhi, ndodhej në Itali pa një leje qëndrimi dhe për këtë arsye u ndalua nga policia italiane.Sipas autoriteteve vendase ai ishte shoqëruar edhe dy herë të tjera në aeroport për t’u rikthyer në Shqpiëri.