Dërgohen për gjykim 10 persona, shpërndanin drogë tek ish-Konvikti
Dhjetë persona janë dërguar për gjykim, pasi shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientet e ish-Konviktit në qytetin e Korçës.Prokuroria ka zbardhur të gjithë skemën sesi kët persona e shpërndanin drogën tek klientët e tyre brenda ambienteve të ish-Konviktit. Prokuroria sqaron se personat e arrestuar kishin krijuar edhe struktura roje në hyrjet kryesore të konviktit për tju fshehur kontrolleve policore."Këta shtetas, në aktivitetin e tyre kriminal, orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambjenteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore. Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore. Sipas planeve të grupit, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve.”Pas informacionit paraprak policor, Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet dhe siguroi informacionin se kur ishte momenti i duhur për ndërhyrje, me qëllim ndalimin e pjesëtarëve të grupit dhe zbulimin e lëndës narkotike. Ndërhyrja për arrestimin e këtyre personave ka ndodhur në dt. 24.07.2015. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim të pandehurit:1. Bledjon Liçe,2. Sajmir Liçe3. Elton (Gëzim) Koçoli4. Gentian Koçoli5. Marius Koçoli6. Ronaldo Kovaçi (Trimi)7. Eraldi Zejnuni8. Mario Tepexhiku9. Dorian Sako10. Marjus Lako